E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tubime proteste ne Tirane Korce Lezhe dhe Vlore

Dhjetera mijera perkrahes te opozites zhvilluan sot nje tubim protestues ne Tirane Korce Lezhe dhe Vlore per te kerkuar zgjedhje te parakohshme.

Grupet e protestuesve te drejtuara nga deputetet e Partise Socialiste zhvilluan protesten e tyre duke ecur me parrulla ne duar ne rruget dhe sheshet kryesore te qyteteve. Ne keto tubime nuk jane mbajtur fjalime nga politikanet dhe pjesemarresit kane qene teresisht paqesore. Qarkulllimin e tyre te lire e ka lehtesuar gjate kohes edhe policia rrugore ndersa automjetet jane kthyer ne drejtime te tjera.

Tubimin e Tiranes e drejtoi kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cili mori pjese ne segmentin nga Muzeu deri tek Zogu i Zi ndersa protestuesit mbanin ne duar parrulla per largimin e qeverise goditjen e korrupsionit te qeveritareve dhe zgjedhje te parakohshme.

Tubimet ne Korce dhe Lezhe u zhvilluan me pak se nje ore ne Tirane e ne Vlore mbi nje ore. Ato u zhvilluan pa asnje incident dhe pjesemarresit ecen ne rruget kryesore ne menyre paqesore te drejtuar nga deputetet e zonave. Ndersa ne Vlore u mblodhen te sheshi i Flamurit me te njejtat parrulla per largimin e qeverise.

Protesta e meparshme e Partise Socialiste ne 21 janar perfundoi me akte te shumta dhune mes qytetareve dhe policise. Ne fund u numeruan 3 te vrare nga protestuesit dhjetare te plagosur nga policia dhe deme te shumta materiale.

Prokuroria ka nisur hetimet per ato ngjarje te dhunshme nderkohe qe nje komisuion hetimor ka ngritur edhe parlamenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›