Arvizu Regjistrimi i PS pozitiv. Rama e Basha ne debat televiziv

KUKES- Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu nga Kukesi e quajti regjistrimin e Partise Socialiste ne KQZ nje hap pozitiv ndersa shtoi se nese Edi Rama dhe Lulzim Basha do te jene perballe njeri-tjetrit per Bashkine e kryeqytetit duhet te perballen ne nje debat televiziv. Sipas ambasadorit e rendesishme ne kete kohe eshte qe partite politike qe do marrin pjese ne zgjedhjet e 8 majit te punojne me KQZ-ne si dhe te gjejne nje mekanizem bashkepunimi me njera-tjetren. Shqiperia ka marre mbeshtetje nga nderkombetaret vazhdoi me tej ambasadori por theksoi se nderkombetaret jane te zhgenjyer nga palet. Ka munguar dialogu tha ai. Arvizu po qendron per disa ore ne qytetin e Kukesit ku po zhvillon takime me drejtuesit vendore.
Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu i ka cilesuar si shume te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise zgjedhjet e 8 majit.
Gjate nje daljeje publike ne ambientet e Ambasades Amerikane Avizu ka theksuar se vota e cdonjerit ka vlere dhe te gjithe duhet te kene te drejten te marrin pjese ne zgjedhje. Keto zgjedhje vendore jane shume te rendesishme per Shqiperine. Ne presim qe te shohim konkurrence dhe nje fushate te besueshme.
Zhvillimi i fushates eshte pjese e sistemit demokratik dhe ato jane te nevojshme. Qytetaret duhet te degjojne ate qe thone politikanet dhe te marrin vendimet e tyre ka thene ai duke shtuar se do person ka nje vote per te dhene. Nese ju quheni Sali Berisha keni nje vote Edi Rama nje vote Ina Rama nje vote... dokush ka nje vote dhe cdo vote ka vlere ashtu si edhe te gjithe te tjereve qe Shqiperia te ece perpara. Keto zgjedhje jane te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise dhe ja pse SHBA-te kane vendosur te japin fonde per to.
Ne lidhje me vezhgimin e procesit te zgjedhjeve te 8 majit ambasadori amerikan u ka kerkuar vezhguesve te te bejne me te miren e mundshme me qellim qe ketu te jene zgjedhje te besueshme. Vezhgimi i zgjedhjeve eshte pjese kryesore e dites se zgjedhjeve dhe ndihmon qe te kete zgjedhje te besueshme. Te nderuar vezhgues duhet ta merrni punen me seriozitet. Puna juaj do te jete shume e rendesishme per suksesin e ketyre zgjedhjeve dhe do te percaktoje te ardhmen e ketij vendi tha Arvizu.
Ambasadori Arvizu beri te ditur se SHBA-ja ka vendosur te jape nje fond prej 60 mije dollaresh per zgjedhjet vendore te 8 majit.