Rama takon simpatizantet ne Vlore

Zoti Rama flet për vështirësitë e jetës së përditshme, si rritja e çmimeve, varfëria, padrejtësitë sociale dhe fajëson për të gjitha kryeministrin Berisha.
Herëpashere nga salla vijnë pohime me zë të lartë dhe fjala e kryetarit ndërpritet nga ovacionet.
Premtimi i zotit Rama është i thjeshtë: Socialistët do të qeverisin ndryshe nga demokratët:
“Më shumë se kurrë PS duhet të bëhet jo vetëm zëdhënëse po mbartëse e këtyre nevojave, e nevojave të shqiptarëve të zakonshëm të cilët sot më shumë se kurrë duhet të dalin nga rrethimi i kusarisë, i matrapazllëkut, i horrllëkut, që është i gjithi i mishëruar në oborrin e Saliut. Shqipëria duhet dhe do të zgjedhë lirisht qeverinë që do dhe nuk do të sundohet më kurrë nga ata që nuk e lënë të zgjedhë, duke i marrë lirinë dhe frymën bashkë më lirinë, sepse fajin kush e ka... (turma) SALIU!!!”.