Nuk i kthen borxhin i plagos gruan

Shkoder - Nje 20-vjecar eshte ndaluar nga forcat e policise pasi dyshohej se vetem pak minuta me pare kishte tentuar te vriste nje person ndersa ka plagosur rende nje tjeter.Kristian Lacuku 20 vjec banues ne fshatin Beltoje te komunes Berdice ne Shkoder i denuar me pare per vjedhje eshte arrestuar nga policia ne fshatin Bardhaj te komunes Rrethian ndersa tentonte ti shmangej ndjekjes se policise. Rreth ores 2200 ne fshatin Bardhaj dyshohet se 20-vjecari Lacuku ka tentuar te vrase me arme zjarri 26 vjecarin Nikolin D pas nje grindjeje per motive te dobeta.
Mesohet se 20-vjecari eshte afruar prane shtepise se Nikolin D dhe nga jashte murit rrethues ka qelluar drejt oborrit te baneses ku ndodhej 26-vjecari se bashku me gruan e tij. Plumbat kane goditur bashkeshorten e Nikolin D. shtetasen Liza D. e cila eshte plagosur dhe eshte derguar menjehere ne spitalin rajonal te Shkodres nga familjaret.
Autori i krimit eshte larguar menjehere por policia eshte vene ne ndjekje te tij dhe ka mundur ta ndaloje ate ne afersi te vendit te ngjarjes teksa tentonte te largohej per tiu shmangur policise. Policia ka sekuestruar ne vendin e ngjarjes dhe nje automatik model 56 me dy krehra me nga 50 fisheke. E plagosura pasi ka marre ndihmen e pare ne spitalin e Shkodres eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.
Mesohet se motivi i ngjarjes ka qene nje konflikt mes 20-vjecarit Lacuku dhe bashkeshortit te se plagosures lidhur me nje shume parash qe 20-vjecari Lacuku pretendonte se ia kishte borxh 26-vjecari Nikolin D. ndersa ky ka refuzuar tia ktheje. Pikerisht per kete 20 vjecari Lacuku ka dashur ta vrase shtetasin Nikolin D por ka plagosur gruan e tij. Akuza e ngritur per Kristian Lacukun eshte ajo e vrasjes se mbetur ne tentative plagosjes se rende me dashje dhe armembajtjes pa leje .