“Channel one”, Klosi: KKRT-ja po godet median e lirë

Deputeti i PS-së Blendi Klosi ka akuzuar mazhorancën se po i bën presion medias së lirë.
Duke folur në seancën plenare të Kuvendit Klosi theksoi KKRT-ja po godet në mënyrë arbitrare televizionin “Channel one” duke i hequr licensën këtij të fundit. Sipas tij vendimi i KKRT-së është marrë në fshehtësi të plotë prandaj është në shkelje të hapur me ligjin për mediat.
"Vendimi është marrë pa asnjë njoftim dhe në mënyrë jo transparente dhe kjo situatë është absurde” theksoi Klosi duke shtuar se kryetarja e KKRT-së nuk po zbaton ligjin por po e shkel atë.