E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: SHBA-të, mbështetje të plotë Bashkisë së Tiranës

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 21:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin mbështetjen e tyre të plotë për Bashkinë e Tiranës.

Një garanci të tillë, e ka dhënë vetë ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë një takimi të posaçëm që zhvilloi sot me kryebashkiakun, Lulzim Basha.

Sipas tij, me Bashën ka biseduar për mënyrat sesi mund të përmirësohet jetesa e qytetarëve në kryeqytet.

“Sepse ajo që paraqet rëndësi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është jeta e qytetarëve”, tha Arvizu.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi zyrtar amerikan në vendin tonë, tha se paraqitet me rëndësi që të përkrahen reformat dhe të ecet përpara.

E sipas tij, kjo duhet që të jetë një përpjekje kombëtare.

“U përket aktorëve kryesorë politikë në vend që të kenë vullnetin dhe angazhimin për të mundur ta realizojnë këtë gjë.

Si edhe qytetarëve të vendit tuaj, që t’ua kërkojnë atyre ta bëjnë një gjë të tillë”, përfundoi Arvizu. /abcnews/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›