Arvizu, Sequi dhe Wollfarth takim me Topin
TIRANE- Dite intensive takimesh per ambasadoret e Shteteve të Bashkuara, BE dhe OSBE-se ne vendin tone.
Ambasadori Aleksandër Arvizu, sëbashku me ambasadorin e Bashkimit Europian, Ettore Sequi dhe ate te prezences se OSBE-se, Eugen Wollfarth do te zhvillojne serish sot nje takim me kreun e shtetit, Bamir Topi.
Takimi vjen vetem dy dite pas atij te zhvilluar me pare mes diplomateve dhe presidentit dhe ne qender mesohet se do te kete pikerisht situaten paszgjedhore ne vend.
Takimi i se premtes me Ramen
Mbremjen e se premtes ata jane takuar me kreun e Partise Socialiste Edi Rama. Menjehere pas takimit, duke iu pergjigjur interesit te madh te gazetareve, ambasadori i SHBA-se, Arvizu tha se qendrimi i tij eshte i njejte me ate te ndihmës Sekretarit Amerikan te Shtetit Filip Gordon, i cili ne deklaraten e tij te me hershme deklaroi se “politikanët shqiptarë duhet të përqendrohen në shkëmbime konstruktive, në vepra që i shërbejnë një vendi me një të ardhme në Bashkimin Evropian dhe jo tek retorika apo veprimet negative, që vetëm e denigrojnë këtë proces”
Kryesocialisti Rama prej dy ditësh ka kërkuar ndihmën e ambasadorëve për të ndalur atë që ai e ka quajtur, vjedhje të votës. Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, Rama iu drejtua faktorit ndërkombëtar duke kërkuar ndihmë sa nuk është vonë per Shqiperine.