PS “padit” KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor

Kjo parti i kërkon Kolegjit Zgjedhor që të marrë një vendim ku të detyrojë KQZ-së të shpallë rezultatin për Tiranën.
Kërkesa e depozituar që mban firmën e deputetit Fatmir Xhafaj, kërkon trajtimin e çështjes në themel si dhe detyrimin e KQZ të marrë vendim për nxjerrjen e rezultatit dhe miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë dhe shpalljen e kandidatit fitues.
“Në këto kushte, është ligjërisht e detyrueshme të urdhërohet KQZ që së bashku me miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për KZAZ Nr.49, të marrë vendim edhe për nxjerrjen e rezultatit dhe miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë dhe shpalljen e kandidatit fitues për këtë Bashki në bazë të rezultateve të miratuara. Është e tillë pasi neni 123 i Kodit Zgjedhor nuk kërkon asnjë kusht tjetër paraprak veç sa shprehim e kërkohet me këtë kërkesë padi”, thuhet në kërkesë. /S.Lleshi/Start/
2011-05-20 16:48