Stonestreet: Policia sjellje profesionale

Stonestreet e falënderoi Kryeministrin Berisha për transparencën e plotë dha bashkëpunimin e ofruar nga qeveria, duke u krijuar të gjitha kushtet për të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me sukses të plotë misionin e tyre.
“Në takim u vlerësua ecuria e qetë dhe pa asnjë incident e procesit zgjedhor gjatë ditës së zgjedhjeve, saktësia dhe transparenca e procesit te numërimit, gjatë të cilit vëzhguesit shqiptar dhe ata ndërkombëtar patën akses të plotë për të vëzhguar numërimin e votave të qytetarëve shqiptarë si dhe u vlerësuan një sërë aspektesh pozitive të cilësuara si arritje në këto zgjedhje, në dallim me zgjedhjet e mëparshme dhe që janë përfshirë edhe në Raportin e Ndërmjetëm të ODIHR”, thuhet në njoftimin e Kryeministri.
Kreu i Misionit të Vëzhguesve të ODIHR theksoi se në aspektin e përdorimit të burimeve të administratës publike u pa një përmirësim i qartë në krahasim me zgjedhjet e shkuara. Stonestreet vlerësoi dhe sjelljen tërësisht profesionale dhe të paanshme të Policisë së Shtetit gjatë gjithë procesit. Në takim të dy palët theksuan gjithashtu rëndësinë e fillimit sa më shpejtë të reformës zgjedhore si dhe adresimin e të gjitha rekomandimeve të mëparshme si dhe atyre që do të dalin nga raporti i ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 8 majit, për konsolidimin e një procesi zgjedhor sa më efikas dhe garantues për zgjedhje të lira e të ndershme sipas standardeve evropiane. /Start/
2011-05-20 16:24