E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Numërimi të vijojë i qetë, jam optimist për rezultatin

Basha theksoi se ndihet optimist nga rezultati që po del nga numërimi i votave në fjalë, duke shtuar se “askush nuk ka të drejtë të vetëdeklarohet fitues në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës”.

“Qetësia e ligjit duhet të sundojë gjithë procesin”, tha ai, duke nënvizuar se mbetet i vendosur për t’u dëgjuar zëri i të gjithë qytetarëve në këtë proces zgjedhor. “Retorikat e ashpra pengojnë këtë proces normal ligjor, sikundër bllokimi i rrugëve dhe protestat nuk ndihmojnë në ecjen përpara të integrimit”.

“Padyshim ndihem optimist nga rezultatet - vijoi -, ndërsa KQZ-ja, duke vepruar si KZAZ, vazhdon shqyrtimin e votave të panumëruara. Askush nuk duhet të deklarohet fitues derisa të gjitha zërat të dëgjohen dhe procesi të përfundojë. Vazhdoj të mbetem i vendosur që çdo votë të numërohet. Jam në pritje të rezultatit përfundimtar, por vazhdoj të pres me durim derisa procesi të ketë mbaruar”.

Kandidati demokrat theksoi faktin se ashtu siç kanë deklaruar përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend, procesi duhet të vijojë i qetë dhe se dhuna nuk është rruga e duhur. “Mbetem i vendosur dhe si çdo qytetar jam në pritje të rezultatit. Pres me durim derisa zërat të dëgjohen, siç ka deklaruar Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Katerin Eshton, dhe Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Filip Gordon. Procesi vijon dhe duhet të vijojë dhe citoj se dhuna dhe retorika e dhunës nuk është rruga e duhur. Gara është e ngushtë dhe për këtë shkak duhet t’i përmbahemi ligjit”, përfundoi Basha.

/Start/

                                                                                             2011-05-20 19:36
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›