Arvizu: Shqipëria, i vetmi vend në Europë që kufizon hetimin e zyrtarëve
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kufizon hetimin e zyrtarëve dhe personave publikë.
Shumë vende europiane kanë rol të kufizuar të imunitetit të zyrtarëve publikë, ndërsa Shqipëria qëndron e vetme në të gjitha veprimtaritë që mund të kryhen ndaj këtyre zyrtarëve, tha ambasadori amerikan gjatë ceremonisë së mbylljes së programit Sfida e Mijëvjeçarit, i cili ka si qëllim luftën ndaj korrupsionit, krimit ekonomik financiar e atij të organizuar.
Arvizu kërkoi sërish ndryshimin e legjislacionit shqiptar përsa i përket imunitetit të zyrtarëve të lartë. Imuntiteti pengon hetimet në Shqipëri. Drejtuesit tuaj i inkurajoj që ligjet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Duhet të ndryshohen ligjet mbi imunitetin, theksoi Arvizu.