E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOT/ Vrasësi i vëllait të Karzait varet publikisht

Ky është një ndëshkim publik. Vëllai i presidentit afgan, Hamid Karzai u vra nga një i besuar i tij, që është varur publikisht.

Një grup personash e kanë varur atë në një mur në Kandahar për 20 minuta përpara se ta largonin trupin.

Ahmed Karzai u vra të martën nga një person me të cilin kishte punuar bashkë, ishin nga i njëjti fis dhe kishin udhëtuar gjithandej së bashku.

Presidenti Karzai mori pjesë në masa të rrepta sigurie. Por gjatë një ceremonie që u organizua në xhami, një kamikaz shpërtheu duke vrarë katër persona. Talibanët kanë marrë përsipër vrasjen e Ahmedit, por zyrtarët afganë thonë se nuk e dinë nëse u vra nga rebelët apo për shkak të një debati të brendshëm.

Ahmed ishte një figurë kontraversale. Thuhej se bashkëpunonte me CIA-n. Emri i tij shfaqet në disa dokumente si baron droge.

Hamid Karzai ne ceremonine e varrimit te vellait

Ahmed Karzai, ne te djathte

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›