E Diel, 1 Nëntor 2026

Financimi i universiteteve Tafaj Nuk do kaloje pa u diskutuar

Reforma për financimin e institucioneve të arsimit të lartë në vend nuk do të nisë zbatimin pa u diskutuar më parë me stafet akademike të universiteteve publike dhe atyre private.

Një ditë pasi rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, deklaroi se institucionet publike të arsimit të lartë nuk janë thirrur ne takimet e organizuara për këtë çështje.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaji, është shprehur se çdo detaj i skemës se financimit, e cila do të hartohet duke u bazuar në modelin britanik nuk do të kalojë pa u diskutuar.

Përsa i përket vendeve të mbetura bosh në fakultetet e Universitetit të Tiranës, ministri Tafaj, ka thënë se edhe për rishpërndarjen e tyre ka një afat kohor të caktuar qofshin apo jo ato degë të pëlqyera.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i ka bërë këto deklarata gjatë inaugurimit të laboratorëve të rinj në fakultetin e shkencave të natyrës, financuar nga Banka Botërore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›