E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Shqiperia ne marshim te pandashem drejt integrimit

Smund tju them sa i lumtur jam qe ndodhem ketu sot. Kjo eshte vizita ime e pare ne vendin tuaj te bukur dhe pyes veten pse kam pritur kaq gjate. Jam thellesisht i nderuar qe jam ambasadori i ri i Sh.B.A. ketu ne Shqiperi. Me keto fjale u prezantua dje para mediave ne Aeroportin e Tiranes ambasadori i ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu. Ai shprehu me tej mirenjohjen qe Presidenti Obama dhe Sekretarja Klinton me zgjodhen mua per kete nder te madh. Kurse pohoi se ishte shume i ndergjegjshem per faktin se shkel ne gjurmet e disa paraardhesve te jashtezakonshem qe kane qene ketu 20 vitet e fundit qe nga rivendosja e marredhenieve. Ketu Arvizu sqaroi se flas sigurisht per paraardhesin tim te nderuar Xhon Uidhers por jo vetem per te edhe shume te tjere para tij duke shprehur njekohesisht shpresen qe te mund te vazhdoj ne gjurmet e trashegimise qe ata kane lene.
Duke pohuar se eshte i porsaardhur ne kete rajon z.Arvizu tha se ka shume per te mesuar duke shtuar se jam shume shume i emocionuar per kete mundesi.
Ndersa me tej vecoi se me cdo muaj qe kalon Shqiperia vazhdon marshimin e pandalshem drejt integrimit me te ngushte me bashkesine euro-atlantike. Per z.Arvizu ky eshte nje zhvillim shume pozitiv.
Ne vijim z.Arvizu demonstroi si dicka vecanerisht prekese si ambasador amerikan fakti qe te gjithe me te cilet kam folur kane thene se populli shqiptar ka nje lidhje te vecante me Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan. Dhe sic pohoi z.Arvizu per nje ambasador amerikan qe sapo mberrin nuk mund te kete ndjenje me te bukur se kjo.
Ndersa ne vazhdim z.Arvizu tha se ka shume pune per te bere duke plotesuar Jam i ndergjegjshem se jo gjithcka ka per te qene e lehte por me shume se cdo gje pres me padurim te takoj popullin e mrekullueshem shqiptar. Do te kete shume pune per te bere ketu ne kryeqytet dhe pashmangshmerisht ambasadoreve u duhet te kalojne shume kohe ne kryeqytet. Jam i sigurt qe ka shume vende te mrekullueshme ketu.

Udhetimet
Me shume se cdo gje tjeter pres te udhetoj ne kete vend te bukur ne vende si Gjirokastra Shkodra Liqeni i Ohrit Saranda Vlora. Jam i sigurt se nuk kam permendur shume vende dhe kam shqiptuar gabim disa prej tyre por kam ndermend ti vizitoj edhe ato.

Kush eshte Aleksander A. Arvizu
Aleksander A. Arvizu eshte nje anetar karriere i Sherbimit te Huaj te Larte ne nivelin e Keshilltarit Minister. U betua si Ambasador i SHBA ne Shqiperi me 10 nentor 2010. Hyri ne Sherbimin e Huaj ne vitin 1981 dhe ka sherbyer ne nje numer detyrash jashte dhe brenda vendit te lidhura me politiken e jashtme te SHBA ne Azine Lindore dhe Paqesor. Ka qene Zevendes Ndihmes Sekretar pergjegjes per Japonine Korene dhe Sigurine Rajonale gjate viteve 2007 - 2009. Se fundi ishte Drejtor i Emerimeve ne Nivel Fillestar ne Byrone e Burimeve Njerezore. Jashte vendit Ambasadori Arvizu ka sherbyer si Zevendes Shef i Misionit ne Bangkok 2004-07 dhe ne Phnom Pen Kamboxhia 2000-03. Sherbeu edhe per dy mandate ne Seul Kore dhe nje ne Osaka-Kobe te Japonise. Ne Uashington ka qene Drejtor per Ceshtjet e Azise ne Keshillin Kombetar te Sigurise ne Administraten e Dyte Klinton perpara se ciles ishte Zevendes Drejtor ne Zyren e Ceshtjeve Japoneze ne Departamentin e Shtetit. Nga viti 2003 deri ne vitin 2004 Ambasadori Arvizu ishte anetar i Seminarit te Larte te 46-te nje Program Ekzekutiv Udheheqesie per zyrtare te larte te Qeverise se SHBA. Me heret ne karrieren e tij ka punuar edhe si zyrtar i stafit ne Sekretariatin Ekzekutiv te Departamentit te Shtetit.
Ambasadori Arvizu u lind ne nje baze te ushtrise se SHBA ne Japoni dhe eshte amerikan i brezit te pare. Nena e tij ishte nga Kioto Japoni dhe i ati eshte me origjine nga Dolores Hidalgo ne Meksike. Familja u vendos ne Kolorado Springs ku ai u rrit. Mori diplomen universitare nga Universiteti Xhorxhtaun ne vitin 1980. Ambasadori Arvizu ka studiuar nje numer gjuhesh aziatike perfshi japonisht koreance tai dhe khmer. Eshte i martuar dhe ka nje vajze te re. Ne kohen e lire ndjek fatin e skuadrave te dashura te tij Detroit Tigers dhe Washington Nationals.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›