E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Tani po bie Muri i Hekurt

Kryeministri Sali Berisha deklarohet kategorikisht kunder ndarjes se Kosoves dhe ndryshimit te kufijve ne Ballkan duke theksuar se me pavaresine e Kosoves ceshtja e kufijve ne Ballkan eshte mbyllur perfundimisht. Shqiperia dhe Kosova do te bashkohen ne kuader te vlerave te perbashketa te BE-se ka thene Berisha per gazeten zvicerane Tages-Anzeiger. I pyetur per marredheniet me Serbine ai ka thene se shpreh vullnetin e qeverise se tij per permiresimin e raporteve me kete vend me te cilin historikisht ka pasur marredhenie te ngarkuara. Berisha gjithashtu ka shtuar se Shqiptaret qe jetojne ne Mal te Zi ne Serbi vecanerisht ne Maqedoni duhet te trajtohen te barabarte. Kryeministri premton se Shqiperia do te luftoje kunder cdo keqperdorimi te lirise se vizave per vendet Shengen. Kurse thote se per nje bashkim me Kosoven nuk behet fjale

Para 20 viteve filloi rrezimi i regjimit komunist. Por vendi juaj eshte akoma sot nje shqetesim per bashkesine nderkombetare. Cfare bilanci mund te beni
Para 20 viteve Shqiperia ishte vendi i trete me i varfer ne bote atehere ne ishim para kolapsit papunesia ishte ne 80 te ardhurat per fryme ishin 200 . Ato pak turiste qe vizitonin Tiranen gjate regjimit komunist qetheshin ne aeroportin e Tiranes konform ideologjise. Kete kohe te erret e kemi lene tashme prapa. Kete vit 35 milione turiste kane kaluar pushimet ne Shqiperi. Ne kemi shenuar nje rritje te eksportit prej 60. Gati gjysma e 32 milione banoreve te Shqiperise kane nje lidhje interneti- para 5 viteve kur Partia Demokratike mori pushtetin ky numer ishte vetem 5. Para dy dekadave Shqiperia ishte nje gulag ne Mesdhe sot vendi yne eshte anetar i NATO-s.
Me gjithe keto perparime BE-ja i ka refuzuar Shqiperise statusin e kandidatit. Kritikat nga Brukseli jane te renda institucionet demokratike pothuajse nuk funksionojne drejtesia nuk eshte e pavarur.
Puna ne Parlament ishte per disa muaj e bllokuar sepse opozita socialiste nuk do te pranoje humbjen e saj ne zgjedhjet e vitit te kaluar. Por eshte fakt se zgjedhjet e fundit parlamentare ishin me te lirat ne Shqiperi qe prej renies se komunizmit. Ky eshte edhe mendimi i vezhguesve nderkombetare. Ne progres-raportet me te fundit BE-ja ka vleresuar luften tone kunder korrupsionit dhe forcimin e drejtesise. Por ne kete fushe mbetet akoma shume per tu bere. Ne e marrim kritiken nga Brukseli seriozisht. Ne te njejten kohe BE-ja ka shperblyer mundimet tona ne reforma Duke filluar nga dhjetori shtetasit tane mund te udhetojne pa viza ne vendet Shengen. Vetem tani Shqiperia po perjeton renien e Perdes se Hekurt.
Para se gjithash vendet e medha te BE-se kane miratuar heqjen e vizave paksa kunder deshires. Frika nga keqperdorimet eshte e madhe. A kercenohet tani Evropa nga nje dyndje e shqiptareve
Jo. Kane kaluar ato kohe kur njerezit e vendit tim zaptonin anije te ndryshkura per te arritur ne Itali. Qeveria ime ka siguruar te gjitha qeverite e vendeve Shengen se cdo keqperdorim do te luftohet ne menyre konsekuente. Nderkohe po zhvillohet anembane vendit nje fushate informimi mbi heqjen e vizave. Qe prej vitit 2006 ndalohet qarkullimi me skafe te shpejte ne ujerat tane. Kjo mase eshte akoma ne fuqi. Para ketij ndalimi trafikantet e qenieve njerezore kane shkaktuar vdekjen e afro 400 personave. Pas vendimit nuk numerohet asnje viktime.
Nga pikepamja e politikes se jashtme Shqiperia ndodhet para sfidave te reja. Ne Beograd po shtohen zerat qe kerkojne nje ndarje te Kosoves. Nisur nga gjendja atje shume shqiptare te Kosoves jane per nje bashkim me Shqiperine. A i mbeshtet vendi juaj te tilla perpjekje
Jo. Qendrimi i Shqiperise eshte i qarte Me pavaresine e Kosoves kufijte ne Ballkan jane formesuar perfundimisht. Shumica e shqiptareve ne rajon eshte per integrimin ne BE. Ne do te bashkohemi ne kuadrin e bashkesise se vlerave evropiane. Por per kete nuk nevojiten ndryshimet e kufijve. Une kam lindur prane kufirit me Kosoven dhe per nje kohe te gjate kam besuar ne idene e bashkimit te te gjitha trojeve shqiptare ne Ballkan. Sot them Ne duhet te bashkepunojme ngushte me fqinjet tane me qellim qe kufijte ta humbasin rendesine dhe njerezit te mund te levizin lirisht.
Presidenti i Serbise Boris Tadic mbeshtet nje kompromis historik mes serbeve dhe shqiptareve. Ne qarqet diplomatike kjo interpretohet si mbeshtetje e ndarjes se Kosoves.
Ne duam qe me ne fund marredheniet me Serbine qe historikisht kane qene te renduara ti permiresojme. Se shpejti pres Presidentin Tadic ne Tirane qe do te jete vizita e pare e nje politikani te rangut te larte nga Beogradi ketu. Por ndryshimet e kufijve nuk do te jene teme e bisedes. Kush mendon se me bashkimin e nje pjese te Kosoves me Shqiperine ceshtja shqiptare do te zgjidhej ai gabohet rende ose do te ndeze konflikte. Grupe te popullsise shqiptare jetojne ne Serbine jugore ne Maqedoni dhe ne Malin e Zi. Vecanerisht qeveria maqedonase duhet ti trajtoje shqiptaret si shtetas me te drejta te barabarta. Krijimi i kufijve te rinj do te na largonte nga Evropa dhe do te duhej te varrosnim ambiciet tona per BE per 20 vitet e ardhshme.
Qeveria juaj po nderton rruge te reja qe mundesojne nje komunikacion me te mire te shqiptareve ne Ballkan. A mundet qe edhe keshtu te krijohet nje Shqiperi e Madhe
Me autostraden e re nga porti i Durresit deri ne kufirin me Kosoven duam qe te mbeshtesim zhvillimin ekonomik te tere rajonit. Nje dite edhe ekonomia serbe do te perfitoje nga kjo gje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›