E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: “Shqiptarët besuan te vota - pjesëmarrja në votime, mësim për palët”

04-07-2013 / Gazeta 55

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë

Besimi i shqiptarëve te vota dhe dalja e tyre masivisht në zgjedhje për të votuar, është cilësuar nga ambasadori amerikan në Tiranë, zoti Arvizu si një pikë kthese për historinë e Shqipërisë.  Sipas ambasadorit Arvizu, shqiptarët besuan te vota e tyre dh jo te protestat, duke i dhënë një mësim të mirë fituesit dhe humbësit të zgjedhjeve të 23 qershorit.  “Besoj si gjithë shqiptarët edhe ju jeni duke folur, duke menduar për zgjedhjet. Sigurisht edhe ne kemi qenë duke e bërë këtë. Ne në ambasadë na ka bërë përshtypje, na ka bërë vërtet përshtypje dhe jemi mahnitur nga gjithë përgjigja e popullit shqiptar gjatë këtij procesi. Besoj më mirëkuptoni kur e them këtë, kjo nuk ka lidhje me atë që fitoi apo me atë që humbi. Por besoj që kjo është një nga pikat më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Është pika e kthesës në historinë e Shqipërisë. Gjithashtu ajo që është e rëndësishme është arsyeja që njerëzit në mënyrë individuale apo kolektive të gjithë vendosën dhe dolën për të votuar. Individët morën hapat e tyre, besuan votën e tyre për ata që do të donin t’i zgjidhnin, pa pasur nevojë për protesta. Besoj se ky ishte një mësim shumë i mirë që e kanë marrë të dyja palët, jo vetëm ata që humbën por edhe ata që fituan”, u shpreh Ambasadori Avizu. Ambasadori Arvizu, i pranishëm në dhënien e çmimit të “Act Now” për muajin qershor, bëri thirrje për bashkëpunim mes palëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›