E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA feston sot 237 vjetorin e Pavarësisë

04-07-2013 / Gazeta 55

Dita e shënuar përkujtohet me parada e koncerte festive


Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 237-vjetorin e pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776, 13 kolonitë e para amerikane shpallen pavarësinë nga Mbretëria Britanike. Dokumenti historik i nënshkruar në atë ditë do të lexohet me zë të lartë dhe do të nderohet gjatë ceremonive të sotme. Fjalët e 33 vjeçarit Thomas Jefferson, se “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, dhe gëzojnë nga Krijuesi disa të drejta të patjetërsueshme, ndër të cilat atë të jetës, lirisë dhe përpjekjeve për lumturi,” janë vetëm një shembull i frazave kuptimplote të Deklaratës së Pavarësisë. Megjithë rëndësinë simbolike që kishte 4 Korriku për amerikanët, Kongresi nuk e shpalli atë si festë kombëtare deri në vitin 1870. Ndërkohë, kjo datë ishte shndërruar në një simbol të lirisë në një mënyrë të paparashikuar më parë. Dita e Pavarësisë tradicionalisht festohet me fishekzjarrë, parada, koncerte festive dhe tubime e këngë patriotike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›