E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria merr nën kontroll Egjiptin

04-07-2013 / Gazeta 55

“Presidenti mbahet i mbyllur në Ministrinë e Drejtësisë Mohamed Morsi nuk është më President i vendit”

Forcat e sigurisë dhe ushtarët e bashkuar me festimet e turmës janë tashmë pamja e re e Egjiptit. Goditja përfundimtare ndaj qeverisë Morsi është konsumuar pa dhunë, por situata mbetet ende e tensionuar. Rrugët e Kajros janë të tejmbushura me kundërshtarë dhe mbështetës të Morsit.
Me realizimin e grushtit të shtetit ushtarët kanë deklaruar krijimin e qeverisë teknike.
Ndërkohë është ngrirë përkohësisht dhe kushtetuta dhe gjykatësi i gjykatës së lartë kushtetuese do të betohet para parlamentit si president në detyrë nga ku do të shpallë dhe datën e re të zgjedhjeve.
Edhe pse nën kontrollin e tankeve ushtarake mbështetësit e Morsit deklarojnë se nuk do të dorëzohen. Presidenti zyrtarisht është në gjendje arresti dhe mbetet i vetëm në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Ai ka refuzuar të tërhiqet deri në momentin e fundit.
Në një mesazh të regjistruar ai është shprehur se mbetet ende presidenti i zgjedhur i Egjiptit, një rol që duhet respektuar dhe se ligji duhet të mbizotërojë.
Zgjedhjet e reja sipas tij duhet të organizohen në bazë të kushtetutës aktuale.
Forcat e armatosura ndërkohë kanë arrestuar disa liderë të Vëllezërve muslimanë si dhe rreth 300 përfaqësues të partisë islamike.

Mohamed Morsi nuk është më President i Egjiptit
Mohamed Morsi nuk është më president i Egjiptit, që prej orës 19.00 të mbrëmjes së sotme. Lajmi është konfirmuar nga një burim ushtarak online, pas dështimit të negociatave me ushtrinë për të lënë pushtetin.
Ushtria egjiptiane pezullon kushtetuten dhe shpall formimin e nje qeverie te perkohshme teknike ,deri ne mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.
Mohammed Morsi nuk eshte me president i Egjiptit, pasi gjenerali Al-Sisi konfirmoi rrezimin e tij nga pushteti mbremjen e se merkures, pas nje grushti shteti te udhehequr prej ushtrise.
Duke cituar burime të “sigurta” brenda Egjiptit, “CNN” thotë se pritet të jetë opozitari properëdimor e liberal El-Baradei, ish-drejtori i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, ai që do të kryesojë një qeveri tranzicioni të përkohshme.
Me parë, Presidenti Mohammed Morsi përsëriti ofertën e tij për një qeveri konsensuale, por refuzoi tërheqjen.
Ndërkohë, një zëdhënës i Vllazërisë Myslimane, të cilës Morsi i përket, ka njoftuar në Tëitter se një “grusht ushtarak shteti” ishte në zhvillim e sipër në Egjipt.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›