E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Siguria tregtare, me rëndësi për përhapjen e armëve

Siguria tregtare është mjaft e rëndësishme sidomos në luftën ndaj kontrollit tregtar dhe të luftës për përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Aleksandër Arvizu e deklaroi këtë fakt gjatë një seminari të organizuar me vendet e rajonit për sigurinë tregtare. Sipas ambasadorit amerikan, seminari do të sjellë përvoja mjaft të dobishme për pjesëmarrësit.
 

“Në këtë seminar do të flitet për kontrollin strategjik të tregtisë dhe për zbatimin e rregulloreve, zhvillimet e fundit ndërkombëtare shumëplanëshe si dhe zhvillimin e normave dhe praktikave ndërkombëtare të tregtisë. Forcimi i sistemit të mbrojtjes është thelbi i këtij diskutimi si dhe të shpiem përpara strategjitë efektive të kontrollit tregtar dhe të luftës së përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Kjo është përparësia më e lartë kombëtare e SHBA, ju falënderoj që jeni bashkuar me ne në këtë përpjekje.Të gjithë pjesëmarrësit në këtë seminar do të ofrojmë mundësi për ndarjen e informacionit dhe të përvojave, prandaj mendoj se do të jetë shumë i nevojshëm për të gjithë” shtoi Arvizu.

Në këtë seminar merrnin pjesë një sërë përfaqësuesish nga rajoni të cilët do të japin informacione dhe do të shprehin eksperiencat e tyre në aspektin e sigurisë tregtare.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›