Ndotja në bregdet, hetim disa inspektorëve dhe 26 personave

Krijimi i moleve dhe hedhjet e inerteve të ngurta në det ka bërë që policia e Vlorës të nisë procedim penal për disa inspektorë urbanistik dhe të mjedisit si dhe për 26 persona të tjerë.
Drejtoria e policisë së qarkut Vlorë ka deklaruar se ka nisur procedimi penal për “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të Inspektorëve të Inspektorateve Ndërtimore Urbanistike të Bashkive Vlorë dhe Orikum, në ngarkim të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar si dhe në ngarkim të Inspektorëve të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Vlorë: “pasi inspektorët e këtyre institucioneve nuk kanë reaguar konform ligjit përballë rasteve të krijimeve të moleve apo hëpësirave në brendësi të detit”.
Gjithashtu policia e Vlorës thekson se pas shqetësimeve të ngritura vazhdimisht nga qytetarët ka nisur procedimi penal për 26 persona, të cilët kanë hedhur inertet e ngurta përgjatë vijës bregdetare të bashkisë Orikum dhe Vlorë.
Të proceduarit janë kryesish drejtues të subjekteve private, të cilët kanë krijuar mole dhe hapësirave të mëtejshme në brendësi të detit.
Kështu sipas policisë ka nisur procedimi penal për shtetasit:
1. A. H., vjec 72, banues në Orikum;
2. M. V i vjec 32 banues në Vlorë;
3. S. D., vjec 50 banues në Orikum;
4. T. M., vjec 42 banues në Orikum;
5. E. K., vjec 53 banues në Orikum;
6. S. D., vjec 68 banues në Orikum
7. Sh. M.j, vjec 49 banues në Orikum
8. F.Gj., vjec 32, banues në Orikum
9. N. B., vjec 57, banues në Orikum
10. S., H., vjec 49 banues në Orikum
11. B. M., vjec 55, banues në Orikum
12. D. S., vjec 29, banues në Vlorë
13. Y.H., vjec 34, banues në Vlorë
14. A. Gj., vjec 59, banues në Orikum ;
15. F. N., vjec 80, banues në Orikum ;
16. I. A., vjec 47, banues në Vlorë ;
17. K. M., vjec 44, banues në Vlorë ;
18. P., K., vjec 52, banues në Orikum ;
19. S. S., i vjec 64 banues në Orikum;
20. B. N., i vjec 62, banues në Vlorë.
21. F. Gj., vjec 48 banues në Orikum;
22. M. R., vjec 45, banues në Vlorë ;
23. Sh. Z. vjec 55. banues në Vlorë ;
24. Sh. D. vjec 42, banues në Orikum ;
25. V. B., vjec 40, banues në Vlorë ;
26. V. D., vjec 46, banues në Orikum .
Sipas policisë në lidhje me të 26 rastet janë kryer të gjitha veprimet nevojshme procedurale dhe do të vijojnë veprimet procedurale penale në ngarkim të kujtdo që është përgjegjes për cdo rast që do të verifikohet.