Putin do të vizitojë Lindjen e Mesme
Kremlini bëri të ditur se presidenti rus Vlladimir Putin javën e ardhshme do të vizitojë Izraelin, territoret palestineze dhe Jordaninë.
Putin do të zbulojë memorialin e Luftës së Dytë Botërore në Netanja të Izraelit për të pasuar me bisedimet me presidentin palestinez Mahmud Abas dhe hapjen e një qendre kulturore ruse në Betlehem.
Putin do të vizitojë Jordaninë ku do të bisedojë me mbretin Abdullahun e dytë.
Zyra e mbretit Abdullah tha se kryengritjet arabe dhe përpjekjet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve do të jenë në agjendë të bisedimeve.
Herën e fundit, Putini vizitoi Bregun Perëndimor në vitin 2005.