E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohet kosovari i kërkuar për trafikim armësh

DURRËS- Policia kufitare e Durrësit ka bërë sot ndalimin e një shtetasi kosovar, i cili kërkohej nga UMNIK.

53-vjeçari Idriz Murati, lindur në Podujevë të Kosovës ishte shpallur në kërkim ndërkombetar për veprën penale “mbajtje, trafikim, prodhim, transport të pa autorizuar të armëve”.

Ai ishte dënuar me 1 vit burg nga autoritetet e drejtesisë në Kosovë pasi në korrik të vitit 2008, është kapur nga oficerët e shërbimit doganor në Pikën e Kalimit Kufitare të Vërmicës, pasi i’u gjetën në mjetin me të cilin udhëtonte një sasi e konsiderueshme municioni dhe një pushkë Remington.

Ndaj shtetasit Idriz Murati është marrë masa e arrestit, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›