Gjirokastra te kthehet qender e vizitoreve
Qyteti i Gjirokastres si trashegimi kulturore boterore me pamjen e saj autentike dhe vendndodhjen e saj kaq prane Butrintit dhe Antigonese i ka te gjitha shanset qe te jete qendra me e vizituar turistike ne Ballkan. Keshtu eshte shprehur ambasadori i Austrise ne Shqiperi Florian Raunig gjate nje vizite private qe u beri disa prej banesave monument me te spikatura te kategorise se pare ne qytetin muze. Sipas ambasadorit Florian Raunig gjendja aktuale e shume prej monumenteve autentike te Gjirokastres jane shembur apo jane duke u shembur dhe kjo situate duhet te vere ne pergjegjesi si strukturat e qeverise qendrore qeverine vendore dhe vete komunitetin e banoreve e pronareve te zones se mbrojtur historike te cilet kane dhe duhet te krijojne mundesine e zhvillimit turistik dhe permiresimin e jetes se tyre nepermjet turizmit kulturor.