Arvizu Tri shtyllat ku dialogu politik duhet te nise menjehere
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu gjeti rastin dje tu bente thirrje forcave politike kryesore ne vend te bashkepunonin per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. Kjo deklarate e Arvizuse erdhi gjate tryezes se mbajtur mes disa perfaqesuesve te qeverise shqiptare dhe donatoreve nderkombetare per permiresimin e qeverisjes dhe infrastruktures ne vend. Ne nje kohe kur gjasat mes paleve duken te pakta per te shfrytezuar mundesine e marrjes se statusit kandidat te BE-se ne muajin dhjetor ambasadori i SHBA-se ne Tirane kerkoi qe palet te fillonin bashkepunimin me reformen zgjedhore dhe ato per eliminimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar. Ndonese konsensusi ne terren duket i larget Kryeministri Berisha gjate nje takimi qe zhvilloi dje me ambasadoren e re te Frances ne Shqiperi Christine Moro theksoi se ndonese bllokimit qe opozita i ka bere procesit te integrimit qeveria eshte e gatshme te perdore kompromisin per ta tejkaluar.
ArvizuKur duhen edhe dy muaj nga koha qe Shqiperia ne menyre perfundimtare te humbase edhe per 2011-n statusin e vendit kandidat ne BE ambasadori amerikan Arvizu u ka bere thirrje paleve te nisin bashkepunimin per ceshtjet qe mund te gjejne konsensus. Reforma zgjedhore lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar jane sugjeruar si pika qe mund te sjellin kompromisin e munguar mes paleve. Tani eshte koha qe partite politike ta riangazhojne veten ndaj riperteritjes se dialogut e te riperqendrojne perpjekjet e tyre per te ecur perpara drejt nje axhende kerkuese politike dhe ekonomike qe perfshin shtetin ligjor luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe reformen zgjedhore sugjeroi Arvizu ne fjalen e tij duke theksuar faktin se qellimi kryesor i Shqiperise duhet te ishte integrimi ne Bashkimin Europian. Nga ana tjeter Arvizu theksoi se donatoret e huaj do te vijonin ta ndihmonin Shqiperine por la te kuptohej se sa me shume te perparohej me procesin e integrimit aq me e lehte behej kjo gje. Komisioni Europian i ka lene Shqiperise edhe nje mundesi te fundit per te marre brenda ketij viti statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian pas pergjigjes negative qe u mor ne fillim te muajit tetor. Ne rast se PD-ja dhe PS-ja nuk do te japin sinjale bashkepunimi deri ne muajin dhjetor atehere Shqiperise i duhet te prese deri ne tetorin e vitit tjeter per te shpresuar se do te arrije te jete nje vend kandidat ne BE.
BerishaKryeministri Sali Berisha gjate nje takimi qe zhvilloi dje me ambasadoren e re te Frances ne Shqiperi Christine Moro theksoi se mazhoranca ishte e gatshme ta tejkalonte ngercin politik duke perdorur kompromisin. Kryeministri Berisha u ndal mbi situaten bllokuese te krijuar ne dy vitet e fundit nga opozita dhe shprehu angazhimin e qeverise per vazhdimin e reformave pavaresisht kesaj situate si dhe gatishmerine e saj per te tejkaluar kete situate me kompromis dhe vullnet te mire politik qe synon integrimin e vendit ne Bashkimin Europian si interesi me i mire i qytetareve citon zyra e shtypit e Kryeministrise fjalen e Berishes gjate takimit me ambasadoren franceze. Po keshtu Berisha e ka siguruar Moro-n se integrimi vijon te mbetet projekti me i rendesishem per qeverine shqiptare. Nga ana e saj ambasadorja e re franceze shprehu gatishmerine per mbeshtetjen ne nje numer fushash te bashkepunimit bilateral dhe ne kuader te integrimit europian nepermjet dhenies se asistences dhe ekspertizes si ne fushen e bashkepunimit parlamentar formimin dhe konsolidimin e administrates publike.