E Shtunë, 31 Tetor 2026

Status per veteranet dhe te perndjekurit. Pension per secilin qe mbush 75 vjec

Pikat Programi i ri i socialisteve Do te zgjidhim perfundimisht ceshtjen e prones

Kater kapituj kryesore me theks tek ekonomia integrimi shoqeria dhe demokracia jane shtyllat e programit te ri te Partise Socialiste i cili pret pas mbledhjes se djeshme te Asamblese Kombetare nje miratim final ne Kongresin e 5 nentorit. Ne thelbin e tyre te kater kapitujt nisen nga nje premise themelore qe mund te permblidhet ne togfjaleshin Shqiperia ne udhekryq perderisa per te gjitha piket socialistet premtojne Rimekembje dhe Riperteritje. Ky dokument nuk tenton thjesht e vetem te rendise hallet dhe problemet me te cilat perballet sot cdo shqiptar e shqiptare. Perkundrazi ne keto faqe theksi eshte vendosur te zgjidhja. Parimi i cili udheheq kete program eshte te mos premtojme gjithcka por te mbajme cdo premtim te dhene thuhet ne hapje te dokumentit prej 31 faqesh. Madje duke ecur me tej programi socialist pretendon veteperfaqesimin e nje shprese kombetare perderisa sanksionon se me energji dhe ide te reja por mbi te gjitha me ambicien per ta bere Shqiperine si gjithe Europa ne mund te bejme realitet nje Rilindje te Re Shqiptare. Ne nje sens krahasues me stereotipin e perceptimit te PS-se si nje subjekt me perfaqesim ne fragmente te caktuara te shoqerise programi paraqet risi jo te vogla. Krahas veteraneve qendrojne edhe ish te perndjekurit krahas taksave progresiste figuron edhe liria e sipermarrjes shoqeruar me idene e nje roli te shtetit. Per me teper qe nje parti e majte si ajo Socialiste premton sot pas 20 vjetesh pluralizmi zgjidhjen perfundimtare te problemit te prones. Nese keto jane sidomos politika qe ndertohen teorikisht mbi nje vizion per qeverisjen e Shqiperise disa ceshtje qe hyjne ne kapitullin e Rimekembjes se Ekonomise pasqyrojne problemet e ngjizur nen pushtetin e shumices aktuale. Keshtu selia roze premton ulje te TVSH-se per produktet ushqimore baze Shqiperi pa plehra brenda mandatit te pare qeverises dhe vendosjen e INSTAT-it nen kontrollin e Parlamentit. Me riperteritje te Shoqerise qe eshte kapitulli i dyte nenkuptohen disa politika qe kane te bejne kryesisht me statusin social te kategorive te tilla si veteranet dhe ish te perndjekurit vendosjen e pensionit social per cdo shqiptar qe ka moshen 75 vjec pavaresisht historise se tij te punesimit eliminim te punesimit te te miturve sistem shendetesor universal fonde strehimi rritje te buxhetit te arsimit ne 5 te PBB-se perfitim shtatzenie per cdo nene qe lind femije mbrojtje konsumatori dhe aplikimin e parimit nje shtet nje polici. Ne hollesi programi flet per drejtimet kryesore ku do te perqendrohet puna ne terren por fakt eshte se e gjithe kjo game piketash e percjell leximin e realitetit nga opozita si thellesisht te erret. Kjo konfirmohet edhe ne angazhimet e pastra politike qe lidhen me sistemin teksa PS-ja u premton shqiptareve Rivendosje te Demokracise cka nenkupton inekzistencen e saj sot. Zgjedhjet e lira rikthim i parlamentarizmit nderhyrje ne drejtesi autonomi vendore dhe cmontim i sistemit te korrupsionit jane pikat baze nga ku ekuilibri institucional te pranoje raportet ligjore dhe te mos demtohet nga rotacioni i mazhorancave. Nje ze ne kete pike i kushtohet edhe lirise se medias. Ribashkimi me Europen eshte premtimi me politik por edhe me perjashtues per kontributin e shumices se sotme e cila akuzohet hapur per linje antieuropiane. Ne kete kuader angazhimet e PS-se mbeten ato qe jane thene deri me sot nga te gjitha partite si partneritet strategjik me ShBA-te dhe BE-ne marrjen e statusit te vendit kandidat reforme e thelle ne sherbimin diplomatik dhe ate konsullor duke rishikuar madje edhe pranine diplomatike te Shqiperise ne bote si dhe votim te emigranteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›