Podesta lobim pro Shqiperise e kunder Kosoves
Qeveria serbe ka vendosur qe te pajtoje nje nga firmat me te fuqishme ne Uashington ne fushen e lobimit Podesta Group qe te loboje per interesat e Serbise ne SHBA dhe se per kete pune kjo firme do te paguhet nga ajo qeveria serbe me 100 000 dollare ne muaj ben te ditur gazeta e perditshme serbe Blic duke iu referuar burimeve qeveritare serbe dhe duke saktesuar se marreveshja perkatese mes te dyjave paleve te interesuara eshte nenshkruar me 1 tetor te ketij viti. Sipas gazetes ne fjale qe gjithashtu boton ne faqet e saj edhe dokumentin perkates te kesaj marreveshjeje nje pjese e shumes se mesiperme 25 000 dollare do ti shkoje firmes Robert Uajt qe angazhoi grupin e mesiperm amerikan te lobimit Podesta Group qe te loboje per interesat e Serbise ne Kongresin e SHBA-se. Podesta Group ne fakt eshte nje nga tre shtepite lobuese me te fuqishme ne Uashington dhe ka nder klientet me elitare. Pronari i saj sikurse ve ne dukje gazeta e mesiperme serbe vizitoi ditet e para te tetorit te ketij viti Beogradin ku u takua dhe bisedoi me zyrtaret me te larte te pushtetit shteteror e qeveritar serb. Firma Robert Uajt eshte pjesetare e grupit te mesiperm dhe ka lidhje te forta ne Dhomen e Perfaqesuesve te Kongresit amerikan. Me kete rast gazeta Blic thekson se sigurisht qe interesat qe Serbia parashikon te mbroje permes grupit te mesiperm te njohur lobist amerikan kane lidhje ne radhe te pare me luften diplomatike qe ajo Serbia po zhvillon per Kosoven dhe me integrimet europiane te saj. Blic pohon gjithashtu se eshte perpjekur qe te marre disa detaje me shume ne qeverine e Serbise rreth kesaj kontrate lobimi por pa sukses. As Ambasada e Serbise ne Uashington nuk donte te bente ndonje koment rreth kesaj. Grupi i mesiperm i lobimit eshte krijuar ne vitin 2003 nga Xhon Podesta i cili ka sherbyer si shef i stafit 1998-2001 te kabinetit te ish-presidentit te SHBA-se Bill Klinton dhe me detyra te perkohshme edhe ne stafin e sekretares se Shtetit te SHBA-se Hillari Klinton dhe ne perberje te tij ka nje grup njerezish te pasur e te njohur si liberale ne fushen e politikes se jashtme amerikane me lidhje te forta krahas Kongresit amerikan edhe ne Partine Demokratike ne fuqi ne SHBA. Podesta eshte edhe nje nga firmat lobuese e kontraktuar nga ana e qeverise shqiptare. Fale ketij lobimi muaj me pare u organizua ne SHBA takimi mes forumit te biznesit shqiptaro-amerikan. Ne kete takim mori pjese vete Kryeministri Sali Berisha. Ne kete forum te investimeve moren pjese edhe vete perfaqesues te dy firmave lobuese amerikane Podesta dhe Patton Boggs. Natyrisht takova miq te shquar te tjere te kombit tone dhe qe ju jam shume mirenjohes ambasadorin Wisner mikun e shquar Tony Podesta tha Berisha ne mbledhjen e grupit te PD-se te zhvilluar pas kthimit nga SHBA-ja. Ne mars te ketij viti qeveria lidhi nje kontrate me Podesta-n. Ndersa qeveria pak dite me pare akordoi 200 mije USD per firmen tjeter lobuese Patton Boggs.