E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Shqipëria rekord azilkërkuesish për pesë vende të Shengen-it, arrin 74%

azil-shengenBruksel- Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e fundit mbi lëvizjen e lirë brenda unionit i cili tregon një rritje drastike prej 74% të azilkërkuesve nga Shqipëria për 5 vende të Shengenit të cilat janë Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.

Ndërsa në total numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor në këto 5 shtete ka shënuar një rënie me 44 % në janar të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të 2012-ës.

Vendet ku vijon numri më i madh i azilkërkuesve janë Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.

Raporti për gjendjen në kufijt e shengenit që u publikua sot nga Komisioni Evropian dhe pasqyron gjendjen për dy muajt e parë të këtij viti.

Sipas raportit, për 46 për qind është zvogëluar numri i kërkesave për azil nga qytetarët e Maqedonisë, ndërsa për 44 për qind numri i kërkesave për të gjithë qytetarët e Ballkanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›