E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu, Wollfarth dhe Sekui takojnë Ristanin e Subashin

Ambasadori SHBA-ve Aleksandër Arvizu, ai i OSBE-së Eugen Wollfarth dhe ambasadori i BE-së, Etore Sekui kanë mbërritur në ambientet e KQZ-së rreth orës 17:00 ku nisën një takim me kryetarin e KQZ-së Arben Ristani dhe nënkryetaren Dëshira Subashi.

Takimi u mbajt me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 1 orë e 10 minuta.

As ambasadorët dhe as krerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk u prononcuan për mediet pas përfundimit të takimit, temë e të cilit mendohet të ketë qenë zgjedhjet e 8 majit./Start/

                                                                                             2011-05-16 18:29
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›