Pranga shtatë shtetasve

Kështu, u arrestuar në flagrancë shtetasi Fatmir Hoti, 37-vjeç, banues në Mamuras, i dënuar më parë për vjedhje.
Kapja dhe më pas arrestimi i tij u krye sepse dje mbrëmë rreth orës 01.00, është kapur në flagrancë nga policia në afërsi të rrugës së “Komuna e Parisit”, me një armë zjarri pistoletë tip “TT”, me një krehër dhe me 7 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, armë të cilën e posedonte pa leje. Policia e Kavajës ka arrestuar shtetasin në kërkim Hajrulla Dema, 59 vjeç, lindur e banues në fshatin Ballaj, Kavajë.
Ky shtetas u arrestuar pasi Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, masë e dhënë nga gjykata vitin e shkuar. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim me shkresë më datë 24.11.2010, për veprën penale të “Vrasjes”, mbetur në tentativë.
Në fundjavë, policia ndaloi edhe tre persona të akuzuar për vjedhje. Në pranga ranë Etleva Martini, 39-vjeç, Natasha Osmani, 43-vjeç, dhe Bashkim Milla, 66-vjeç, banues në Tiranë. Shtetasit e sipërcituar, dyshohet se në mënyrë sistematike prej një viti në bashkëpunim kanë vjedhur pije alkoolike tek një lokal në Tiranë. Forcat e komisariatit nr 1 në kryeqytet, arrestuan shtetasit Adriano Ozuni, i 44-vjeç dhe Gentian Meta, 30-vjeç. Këta shtetas u arrestuan pasi në lokalin e tyre u janë gjetur dy armë zjarri pistoleta tipit “Zastava”. /S.Ll/Start/
2011-05-16 10:44