E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, perfole zedhenesen, shko ne debat me te

Kryeministri Sali Berisha, ne nje bashkebisedim dje pasdite me gazetare, kritikoi menyren si Rama nuk iu pergjigj pyetjeve-akuza te PD per korrupsion, duke perfolur zedhenesen Laura Vorpsi dhe e ftoi qe te futen ne debat te perbashket televiziv. Deklarata e z.Berisha erdhi ne vijim te nje pyetjeje ku vihej ne dukje se ai kishte refuzuar indirekt nje perballje ne debat me z.Rama. “le te shkoje te beje njehere nje debat me Lauren ne televizor dhe pastaj ta shohim”, - tha z.Berisha, duke mos perjashtuar gjithsesi mundesine e nje debati ne te ardhmen.

Ne bashkebisedimin me gazetare, z.Berisha pasi beri nje prezantim te detajuar te paketes me re te reformave fiskale, te sapomiratuar nga qeveria, iu pergjigj dhe pyetjeve te ndryshme, nje pjese e te cilave gjenden te zbardhura me poshte:

Na bete nje pasqyre te qarte te reformave te qeverise. A do te jeni ju i gatshem qe t’i pasqyroni edhe ne nje studio televizive, ne nje debat politik me kundershtarin tuaj, zotin Edi Rama. Heren e fundit qe ju jeni pyetur per kete, keni permendur zedhenesen e PD-se. A eshte kjo nje menyre per t’iu shmangur fteses qe ju beri zoti Rama?

Ajo qe une u shpreha, ishte se nuk mund te kishte gje me te padenje per nje burre, per nje qytetar se te perflasesh nje bisede private. Edhe nje here e them se as Erla, as Laura dhe asnje nga bashkepunetoret e mi, nuk do te marrin kurre porosi nga une, qe te mos flasin a te mos pershendesin Edi Ramen. Kjo nuk mund te ndodhe se nuk eshte ne kulturen time, por nuk eshte as ne kulturen e tyre. A e dini se shumica e deputeteve te PS-se nuk kane kaluar ne Rrugen e Kombit nga frika, sepse nuk i le ai. Pa folur per rrugen Murat Toptani. Laura, per hir te Lindes, i beri dy komplimente dhe mire beri, se ishte me bashkeshorten. Ai e mbajti kete teme nje cerek ore ne media, ne menyren me patologjike, me hakmarrese. Prandaj, le te shkoje te beje njehere nje debat me Lauren ne televizor, per pershendetje dhe mospershendetje dhe pastaj ta shohim. E krijoi vete kete gje, nuk ia krijoi njeri. Ne mund te jemi kundershtare, por kjo eshte gjeja me normale te pershendetesh njerezisht. Ndaj edhe pergjigja ime eshte qe me mire te shkoje njehere te beje nje debat per pershendetjen ne avion. Zedhenesja ime, duke qene se ai ishte me te shoqen, u tregua me e njerezishme, ndersa ai mbulonte historine e pallatit pesekatesh me pershendetjen e saj ne aeroport. Cfare po i kerkon Laura ne deklaratat e PD-se? I kerkon te nxjerre faturat, me te cilat ka paguar ndertimin e pallatit pesekatesh, sepse ai nuk ka asnje fature ne tatime, se nuk ka asnje fature ne banke. Atehere si u ndertua ai pallat!? PD-ja eshte force politike dhe ate detyre ka, sic ka ai detyre te thote c’te doje per mua. Ne vend qe t’i kerkoje te falur, se ende nuk e ka bere transparencen e pallatit, ngrihet dhe e pergojon se me miresjellje e kishte pershendetur dhe i kishte bere nje kompliment per shkak te Lindes. Ai ta ftoje te dale ne debat, pastaj t’i shohe punet e tjera.

Ju flisni per pakete te guximshme reformash, por nga ana tjeter, PS, thote se eshte nje vjedhje e programit te saj, madje ju shtron edhe pyetjen se ku ishit per 8 vjet per t’i bere keto reforma?

Lidhur me britmat apo klithmat e socialisteve se po u vjedhin programin, une do te te pergjigjem me sugjerimin qe me beri nje nga miqte e mi ne FB, i cili me tha: aman doktor, jepu nje cope program qe t’ua mbyllesh gojen. Kjo eshte pergjigjja ime. Ne qofte se keni degjuar program tjeter, vec takses progresive te Karl Maksit dhe Spiro Kolekes ne Shqiperi, me thoni. Nese deshironi po jua lexoj nenin dy te manifestit te Karl Marskit qe adoptoi PS-ja. Rama ka mbetur i vetmi njeri qe qarkullon me kete takse. Me thjesht, kjo takse do te thote qe sipermarresi, aktin e pare qe ben eshte t’i bjere me gershere borderose dhe te pakten 1/3-n punetoreve i nxjerr ne rruge e u thote: shkoni se nuk kam me para t’ju paguaj, sepse po m’i merr shteti. Per taksat gjithmone ka nje debat dhe nje doktrine shume te pasur. Sot debati per taksat eshte me i gjalle se kurre ndonjehere, per shkak te krizes. Lexoni dhe do te shikoni se ngado thuhet se taksa progresive eshte taksa, e cila nxit ne progresion gjeometrik evazionin fiskal. Taksa progresive takse shton edhe urrejtjen klasore ne shoqeri. Kjo ka qene pjese e programit te Spiro Kolekes dhe megjithese jane thene te gjitha keto, i vetmi ndryshim qe ka bere zoti Rama eshte se ka thene se Spiro Koleken nuk e kam daje, packa se e ka “daje me cizme”. Kete e di i gjithe Bregu, mjafton te shkoni ne Vuno dhe te pyesni. Une kaloj pushimet atje. Pra, programi i tyre eshte programi i takses progresive dhe programi i famshem i llogaritjes se borxhit si perqindje e GDP-se, nga Banka e Shtetit. Shume zoterinj i kane derguar mesazhe duke i thene se me kete qe mohon, tregon se je jashte kohe. Heren e fundit, Rama deklaroi se ketu ka rritje, por nuk ka punesim. Mirepo nuk ka rritje pa punesim. Ai qe ka konceptin e rritjes, vetem kete fjale nuk mund ta thote. Pra, programi i tyre, pervec takses progresive te Marksit dhe te dajos, nuk ka asgje reale, por vetem fiktive. Rama ka thene edhe se do te ktheje sistemin shendetesor te Enver Hoxhes, sistemin pa sigurime shendetesore. Por ai harron se sistemi yne shendetesor sot eshte nje sistem universal dhe qofte qeveria socialiste e meparshme, qofte qeveria ime, reformen sociale e ka bere dhe e ben absolutisht me specialistet me te mire qe ekzistojne dhe ata jane te Bankes Boterore, e cila ka ekspertizat me te shkelqyera qe ekzistojne kund. Nga ana tjeter, jane shpenzuar miliona dollare per kete sistem. Por Rama thote jo, une dua sistemin e Kastros ose sistemin e Enver Hoxhes. Por ai sistem nuk kthehet kurre!

Kur do te kete PD-ja listen e saj te kandidateve per deputete? Shohim se PS-ja po nxjerr emra, duke paraqitur “blerje te reja” me se shumti, por kemi pare edhe largime te mundshme apo kemi degjuar per zhvendosje te emrave nga nje rajon ne nje rajon tjeter. Po PD-ja kur do t’i beje publike kandidatet e saj; a do te keni edhe ju blerje te reja?

Zoti Rama ka vendosur qe te fuqizoje ne PS krahun miliarder. Po te marresh Asllan Dogjanin, ai eshte nje ish polic, per te cilin, per te qene i hapur me, nuk kam degjuar te kete ndonje shkalle inkriminimi, por nuk ishte milioner. E mori ate, per te terrorizuar te gjithe PS-ne. E filloi ne Kukes, duke ”ia prere koken” deputetit te Kukesit. Imagjinoni koken e Erjon Braces, qe nuk e llogarit fare dhe Erioni del e thote ne FB se jam ndier keq. Zoteri nuk e ke te keqen nga une, por e ke nga kryetari yt. Pastaj gjeti Celibashin, i cili tha se kam dy vjet qe hezitoj per t’u bashkuar me PS-ne, per “te prere koken” e Gramoz Rucit. Kjo eshte nje politike terrori mbi deputetet. Eshte miliardarizim i PS-se, me disa njerez, te cilet me Ramen kane nje histori te vecante. Por kjo nuk ka rendesi. Ndaj, nese une do te paraqes deputetet, do te paraqes deputetet e qarkut, deputetet ne shkalle vendi dhe jo te kap nje ketu e nje aty. Si perfundim, Rama po pergatit humbjen e radhes dhe mbijetesen nepermjet bojkotit te parlamentit, etj.

Lidhur me referendumin per 3 ligjet, sot edhe ambasadori i SHBA-se i eshte bashkengjitur qendrimeve te nderkombetareve, Fyle dhe Sequi, kunder zhvillimit te referendumit. A do ta vazhdoni ju kete nisme apo do te shikoni mundesine e negociatave me opoziten per kete ceshtje?

Ne qofte se zoti Rama nuk do referendum, eshte i lutur te vije e te votoje ligjet dhe sic kam deklaruar ne parlament, ne jemi te gatshem t’i votojme ato, ne cdo kohe. Uroj qe zoti Rama, mesazhin e ambasadorit Arvizu, te zotit Fyle, te ambasadorit Sequi apo te kujtdo, te mos e interpretoje si nje thirrje per te mos votuar ligjet. Uroj qe ta interpretoje si nje thirrje per te votuar 3 ligjet. Zoti Rama, duke punuar per periudhen pas qershorit, u deklaroi shqiptareve se miqte tane europiane e amerikane nuk po me kerkojne njohjen e rezultatit. Me kete, zoti Rama u thote socialisteve se nuk do te njohim rezultatin. Por ai e lexon kokeposhte thirrjen, sepse nuk ka njeri te lire qe te mund te imagjinoje te mos njohe rezultatin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Pra, kemi te bejme me interpretime, sipas interesit te deklaratave, por mire eshte te marre teresine e tyre. Por ai nuk e ben kete, se e ndjen veten te pafuqishem per te fituar. Ai ka nje dobesi genuine, ne raport me fitoren. Kur perpiqet te shohe horizontin, disfatat i dalin si fantazma njera pas tjetres dhe e dobesojne shume zotin Rama. Por kjo eshte ceshtje e tij. Ceshtja ime eshte te bejme gjithcka per zgjedhje te shkelqyera; ceshtja ime eshte te krijojme kushtet me optimale. Rama, me idene e tij per te demonizuar zgjedhjet apo me lobimet qe ben per te demonizuar zgjedhjet, eshte i deshtuar. Juve ju kujtohet ne vitin 2009, se kush ishte ne krye te misionit te monitoruesve, nje njeri qe une, per disa arsye, nuk e kisha shpallur pothuajse “non grata”. Ju kete e dini, por edhe kjo nuk e shpetoi dot zotin Rama.

Eshte nje foto e publikuar se fundi ne media mbi te dyshuarin e per vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. A keni ju nje koment mbi kete foto?

Nga informacioni qe une kam, fotoja eshte e nje kohe me pare. Se dyti, nuk kam qofte edhe informacionin me te vogel se ky zoteri ka pasur aktivitet kriminal. Ai ka qene president i ekipit te futbollit te Terbunit. Atehere, duhet t’i them Nikolinit se perse rri me presidentin e ekipit te futbollit? Jo, nuk mund t’ia them. Pra, ne qofte se ju mendoni se nje foto e bere kohe me pare, ne nje kohe kur ai nuk ka pasur asnje aktivitet kriminal - une denoj me ashpersine me te madhe krimin e shemtuar - kjo pastaj eshte nje politizim primitiv dhe i padenje per ata qe e bejne. Ministria perkatese ka nje hetim dhe ky hetim do te zbardhe gjithcka, nese ka lidhje qe nuk duhet te jene te tilla, ose jo. Nese do te niseshim nga fotoja, Edi Rama del jo thjesht anetar, pro kryetar i “Hakmarrjes per Drejtesi”; por, nese do te niseshim nga lejet e ndertimit, ai del kryetar i saj.

A do ta zgjeroje mazhoranca koalicionin dhe me ke. Se dyti, kur do te mblidhet tryeza e aleateve te PD-se?

PD-ja ka zgjeruar aleancen e saj. Sic dihet PDK-ja, nje aleate e hershme e PD-se eshte tani ne koalicion. LZHK-ja eshte ne koalicion. PD-ja aktualisht eshte ne koalicion ne qeveri me LSI-ne, eshte ne koalicion ne qeveri me PDIU-ne dhe eshte e hapur per koalicione. Ky eshte koalicioni qeveritar me i suksesshem, po te keni parasysh spektrin, eshte me i suksesshmi dhe me i qendrueshmi ne keto 20 vite. Per here te pare, nje parti e qendres se djathte, qeveris 4 vite me nje parti te majte, LSI. Keto dy forca politike, mbeshtetesit e tyre mendoj se kane shume arsye per t’u ndier krenare me qeverisjen e ketij mandati. Cdo qeverisje dhe qeveri ka aspektet pozitive, ka dobesite dhe te metat, por ju garantoj se koalicioni ka funksionuar, per mua, pa asnje dallim me aleatet e tjere. Nga ana tjeter, cdo anetar i PD-se, eksponent i saj, e ka sot te qarte se nese PD-ja qeverisi 4 vite dhe drejtoi nje koalicion, ju them se ky ka qene mandati me i suksesshem ne historine e PD-se dhe te qeverise se saj, persa u perket realizimeve te gjithanshme ne vend. Kurre ndonjehere, ne nuk kemi realizuar ne te kater anet e ketij vendi projekte, sa ne keto kater vjet; nuk do te mund t’i kishim realizuar keto, nese nuk do te benim koalicion me LSI-ne, sovrani na dha 70 vota. Sikunder, cdo anetar i LSI-se e ka te qarte si rrezja e diellit se pa kete koalicion me PD-ne, LSI-ja nuk do te mund te kishte luajtur kurre kete rol qe ajo luajti ne interes te vendit te vet, keto kater vite ne pushtet. Me kete dua te them se eshte krijuar ne menyre te padiskutueshme nje tradite dhe nje trashegimi shume e cmuar ne koalicionin midis ketyre dy forcave politike. Kjo nuk do thote se ekziston apo nuk ekziston ndonje marreveshje per koalicion parazgjedhor. Kjo do te thote se ekziston nje trashegimi shume pozitive ne koalicionin midis nje partie te qendres se djathte dhe nje partie te majte, sic eshte LSI. Ne koalicionin e sotem qeveritar eshte edhe PDIU-ja e zotit Shpetim Idrizi. Ne e kemi aleat, funksionojme shume mire dhe jemi te bindur se me kete parti do te shkojme ne zgjedhje, do te bejme cdo gje qe zgjedhjet te jene te lira dhe te ndershme dhe do t’i fitojme ato zgjedhje, ne rast se shqiptaret do te bejne vleresimin me te mire. Ne cdo rrethane, po te kthehemi tek viti 2009, LSI-ja u ftua me nje oferte te jashtezakonshme nga Edi Rama dhe e refuzoi me gjakftohtesine me te madhe. Dhe kete, zoti Meta e ka bere publike. E refuzoi, sepse zoti Rama e bazonte ftesen e tij ne kerkesa korruptive. Zoti Meta i tha zotit Rama: Se bashku bejme 70 deputete. Ndersa zoti Rama, i pergjigjet se do te blejme ndonje deputet nga krahu tjeter. Por zoti Meta i thote se kjo nuk me konvenion, sepse po te bashkohem me ta, ne bejme 74 deputete dhe ne qeverisim. Dhe ne u bashkuam dhe ju e pate se dy dite me pare u votua ne parlament me te gjitha votat e mazhorances, njelloj si diten e pare te koalicionit. Pra, ky koalicion ka funksionuar ne menyren me te vendosur. Tani, nese une do te isha ne vend te kryetarit te LSI-se, cka nuk jam, une pa medyshje se pari, do te vija interesin e vendit dhe interesi i vendit eshte ky: LSI si parti e trete do te qeverise me forcen politike qe mund te krijoje qeverine. Trashegimine e qeverisjes e ka me PD-ne. Me PS-ne dihet sesi eshte, dihen marredheniet me Edi Ramen, jane gjithnje marredhenie te karakterizuara nga nje pabesi ekstreme e tij. Ndaj te gjithe enturazhit te tij, cfare beri? Perse u be darka? Darka kishte nje qellim: Sanksionimin e mikut Prec Zogaj ne liste. Dhe ku eshte ne liste Preci?! I nxori te gjithe aleatet nje nga nje, i ka mbetur vetem avokati. Eshte simbol i pabesise, kurse tjetri i luajalitetit te plote ne vendimin qe merr dhe fjalen qe jep. Dhe me kete e kuptoni se nga do jene aleancat.

Me kete deklarate po lini te kuptohet se do te dilni vetem ne zgjedhje dhe me pas do te beni koalicion pas zgjedhor. A keni nje vleresim per polin e trete qe duket se po krijohet mes FRD-se, PBDNJ-se dhe ndoshta LSI-se; e dyta, kryetaret e partive aleate do te jene ne listat e PD-se apo ne listat me vete si ne 2009?

Lidhur me LSI-ne, PD-ja eshte e hapur per koalicion, ne menyre te padiskutueshme. Natyrisht, LSI-ja do te shqyrtoje dhe do te marre vendimin ne interesin e saj. Por ka nje gje: trashegimia, tradita e krijuar gjate ketyre 4 viteve eshte realisht pozitive. Cka do te thote se e ben LSI-ne aleatin me potencial me te mundshem para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Kjo eshte e verteta. Ka nje dallim, zoteria i ve kushte. Kushti i pare: ik nga qeveria. Kushti i dyte: prano taksen Koleka. Ne nuk kemi kushte, ne kemi program. Per sa i perket mundesise se koalicionit midis LSI-se dhe PBDNJ-se, ata jane dy aleatet tane. Me LSI-ne une jam ne qeveri, me PBDNJ-ne kam qeverisur dhe kam histori te bashkepunimit me te si nje parti e lirive dhe te drejtat e njeriut. Keshtu qe une nuk shoh asnje lloj problemi, perkundrazi, te dy jane aleate. PBDNJ-ja potencial, LSI-ja real. Ndaj dhe jane levizje normale.

Po shohim replika Tirane-Bruksel, Bruksel-Tirane, a duhet apo nuk duhet referendumi. Nje here Fyle, pastaj Berisha, nje here Arvizu dhe prape Fyle. A po ndikon kjo ne marredheniet e Shqiperise me Komisionin Europian?

E drejta kushtetuese e shqiptareve per t’u shprehur me voten e lire, vecse e forcon demokracine shqiptare. Ne shkuam ne referendum, sepse nje njeri me vullnet per te bllokuar vendin e tij nuk po voton tre ligje. A mos ishte deshira ime referendumi? Absolutisht jo! Ishte imponim. Me lejoni te flas hapur. Jane bere te gjitha leshimet, por leshime qe bien ndesh me Kushtetuten e vendit, ne menyre absolute nuk mund te bej. Ne nderhyme nje here ne Kushtetute, duke e ndryshuar ate. Zoti Rama, nese deshiren mund te veproje njesoj sic veproi ne rastin e imunitetit. Kembenguli se nuk do te votonte per heqjen e tij dhe kur doli referendumi si opsion, e votoi. Le te beje te njejten gje dhe une do ta falenderoj po e beri. Por, nese zoti Rama nuk i voton keto tre ligje, shqiptaret do t’i votojne ne referendum. Askush nuk mund te qortoje nje popull, kur ai flet me vote. A do te ishte mire te zgjidhej pa referendum? Sigurisht, njeqind here me mire. Keshtu qe nuk ka debat midis Brukselit e Tiranes. Ka deklarata, mendime e opinione qe jane normale.

Lidhur me ceshtjen e monitorimit dhe besimin e partnereve nderkombetare per zgjedhjet, kemi 22 vjet qe monitorohemi prej tyre, por per keto zgjedhje te 2013-es po tregohet nje vemendje edhe me e madhe dhe po intensifikohet monitorimi i tyre. Cila eshte pergjegjesia e qeverise te kjo rritje e mosbesimit, nese mund ta quajme keshtu, e nderkombetareve per keto zgjedhje?

Zgjedhjet monitorohen ne cdo vend. U monitoruan zgjedhjet ne demokracine qe ka 200 vjet qe voton. Monitorimi i zgjedhjeve nuk eshte ceshtje besimi apo mosbesimi, por eshte nje nderim i madh per zgjedhjet, per mendimin tim. Mbi kete baze, kemi ftuar ODIHR-in, institucionin me te specializuar mbi monitorimin e zgjedhjeve, mbi kete baze, ftojme Kongresin dhe Senatin e SHBA-ve dhe institucione te tjera qe te sjellin vezhgues, mbi kete baze, ftojme Keshillin e Evropes qe te sjelle vezhgues, mbi kete baze, ftojme Parlamentin Evropian te sjelle vezhgues. Sa me shume vezhgues te kete, absolutisht, eshte interesi me i mire. Une e thashe se zgjedhjet ne Shqiperi do te jene zgjedhje te shkelqyera. Vuan dhe kompleksohet ai qe nuk ka ndermend te njohe rezultatin e ketyre zgjedhjeve, por jo ai qe ka ndermend te beje gjithcka per zgjedhje te shkelqyera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›