Arvizu: Zgjedhjet, fusha e lojes te jete e barabarte
Per te dyten here brenda vetem dy ditesh, ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu, perserit thirrjen per te qendruar larg dhunes ne keto zgjedhje lokale. Nga qyteti i Elbasanit, diplomati amerikan ne vendin tone, kerkoi si nga forcat politike edhe nga kandidatet e tyre qe te mos mendojne vetem per fitoren por per qytetaret e tyre. "Keto zgjedhje nuk duhet t'u krijojne shqetesim shqiptareve, por shprese per te ardhmen. Forcat politike duhet te ruajne qetesine dhe te mos krijojne konflikte dhe incidente ne dem te mbarevajtjes se zgjedhjeve lokale", theksoi Arvizu. Nga ana tjeter ai kerkoi nga ekzekutivi, qe te beje cfare eshte e mundur qe keto zgjedhje te jene transparente dhe te respektojne standardet evropiane. "Personalisht, dua te them se jam shqetesuar per incidentet qe ndodhin per shkak te zgjedhjeve. Ne e kuptojme qe politika do te fitoje dhe kjo eshte esenca e politikes. Por pika me esenciale per Shqiperine eshte jo vetem kush do te fitoje, por edhe si do te fitoje, e se sa i qete do te jete ky proces. Deshira ime eshte qe te gjithe ata qe kandidojne, te mos mendonin me shume per fitoren, sesa per njerezit nga do zgjidhen", deklaroi ambasadori amerikan, Arvizu sipas te cilit, me e rendesishme eshte qe keto zgjedhje nuk duhet t'u shkaktojne njerezve ankth, keqardhje dhe deshperim. "Por supozohet t'u japin njerezve shprese per te ardhmen", tha ai. Duke shtuar se "qeveria duhet te beje cdo gje te mundur qe zgjedhjet te jene transparente dhe fusha e lojes te jete e barabarte per te gjithe". "Dhe sigurisht KQZ duhet te beje punen e vet ashtu si PD, PS dhe partite e vogla duhet te zbatojne rregullat dhe te mendojne per votuesit e jo vetem per te fituar. Sigurisht duhet te shikojne menyren se si te ndihmojne njerezit. Jo gjithcka per fitoren. Partite duhet te dine edhe si te humbasin. Edhe humbja dergon nje mesazh te mire per njerezit", tha ai mes te tjerash. Ndersa gjate nje vizite ne Berat, Arvizu theksoi se zgjedhjet vendore te 8 majit jane shume te rendesishme per Shqiperine dhe te ardhmen e saj. "Besoj se ju i keni ndjekur deklaratat qe kam bere kohet e fundit dhe keto zgjedhje vendore jane shume te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise, sepse nje nga elementet baze te demokracise eshte koncepti qe njerezit perzgjedhin drejtuesit e tyre. Gjithashtu jam ne dijeni te shqetesimeve qe njerezit kane sjell, qe PS ka sjell, por dhe jo vetem nga PS, por dhe njerezit me kane shprehur shqetesimet lidhur me transparencen e ketij procesi zgjedhor", vijoi Arvizu. Sipas tij, pavaresisht diskutimeve te fundit, ai shpreson dhe beson, se nese punohet se bashku PS dhe PD komuniteti nderkombetar, vezhguesit e ODIHR-it, vezhguesit vendas, rezultatet e 8 majit do te mund te prodhojne rezultat te cilat do te reflektojne do te pasqyrojne vullnetin e njerezve. Arvizu shprehu mbeshtetjen e tij qe zgjedhjet vendore te zhvillohen sipas standardeve te kerkuara dhe ato te zhvillohen te lira dhe te ndershme. R. Rapushi