Tiranë, plagoset 16-vjeçari, ende nuk dihen arsyet
Një 16-vjeçar është plagosur me thikë pas një sherri mes disa të rinj në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të kodrave të liqenit artificial në Tiranë ku një grup të rinjsh janë përleshur me njëri-tjetrin dhe për pasojë është plagosur 16-vjeçari Ali Doçi.
Kamera e “Ora News” ka qënë në vendin e ngjarjes dhe ka filmuar skenën e sherrit. Kanë qënë të paktën dhjetë persona,që janë përfshirë në këtë sherr.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe gjëndja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka marrë ka marrë në pyetje dëshmitarët dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.