Tiranë, 16-vjeçari, jashtë rrezikut për jetën
16 vjeçari Ali Doçi, i cili u godit gjatë një sherri mes të rinjsh, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I riu ka marrë 4 goditje me thika ne shpatull dhe pas një ndërhyrje kirurgjikale, mjekët pohojnë se gjendja e tij është stabilizuar.
Doçi u qëllua me thikë nga një person ende i paidentifikuar, gjatë një perleshje ku u pershinë 10 persona në afërsi të kodrave të liqenit artificial. Menjeherë më pas, ai u dërgua në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Për të mesuar për gjëndjen e 16 vjeçarit, në Spitalin Ushtarak ka qënë edhe deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni. Ndërkaq, mësohet se autori i ngjarjes është identifikuar nga policia, por nuk behet i ditur identiteti i tij.