Basha, mbi 100 mije mbeshtetes ne "Facebook"
Kandidati i PD-se per Bashkine e Tiranes, Lulzim Basha ka falenderuar mbare admiruesit e tij dhe te platformes qe ai ka paraqitur, duke qene se ky numer ka shkuar ne 100 mije, ne faqen e tij ne "Facebook" http://www.facebook.com/Tirana2011. "Dua t'ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen qe po me jepni ne kete fushate. Ndihem i nderuar, i privilegjuar dhe i prekur nga perkushtimi, optimizmi dhe entuziazmi i secilit prej jush. Cdo minute e juaja do te thote shume dhe une nuk gjej fjale per te pershkruar ndjenjat e respektit dhe mirenjohjes per secilin prej jush. Bashke ne do te bejme te mundur ndryshimin e madh per Tiranen. Bashke ne do te krenohemi me Tiranen Evropiane. Shprehja e mirenjohjes nuk eshte e lehte, por thjesht po them: Faleminderit!", perfundon Basha falenderimin, ne faqen e tij zyrtare te "Facebook".