E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrin peng 29 vjecarinarrestohen 4 vlonjate

VLORE- Kater persona jane arrestuar nga policia e Vlores pasi akuzohen se kane rrembyer per qellime perfitimi nje 29 vjecar me banim ne Durres.

Sipas policise pengmarrja ndodhi dy dite me pare me 22 shkurt kur kater te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane rrembyer shtetasin G. F. dhe e kane mbajtur ate ne nje banese ne qytetin e Vlores me qellim perfitimin e nje sasie te konsiderueshme lekesh nga familjaret e tij.

Policia thote se arrestimi I tyre eshte bere ne momentin e shkembimit te parave me familjaret.

Menjehere me marrjen ne dijeni te ngjarjes kriminale strukturat e Krimeve te Renda dhe ata ee Operacioneve Speciale ne Drejtorine e Policise Vlore ne bashkpunim me Prokurorine e Krimeve te Renda Tirane kane kryer veprime te shpejta hetimore dhe fale nje operacioni te mireorganizuar kane bere te mundur arrestimin ne flagrance te kater shtetasve te mesiperm gjate shkembimit te parave me familjaret si dhe lirimin e pengut pa pasoja per shendetin e tij.- thuhet ne njoftimin per shtyp te policise se Vlores.

Te arrestuarit e operacionit te koduar Spitalla jane Aldi Fatmir Rexhaj vjec 23 banues ne fshatin Kropisht-Vlore Arten Afrim Fatmir Rexhaj vjec 32 lindur ne Kropisht e banues ne fshatin Alikok Aranit Lame Dedenika Bojku vjec 30 lindur ne fshatin Terbac e banues ne Vlore Fiodor Sotir Laraj vjec 28 banues ne Vlore.

Materialet procedurale i jane referuar Prokurorise se Krimeve te Renda per vepren penale Shtrengimi me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise e kryer ne kushtet e bashkepunimit e mbetur ne tentative parashikuar nga neni 109/b dhe 25 i Kodit Penal.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›