E Diel, 1 Nëntor 2026

HEC-e me koncension jepen per fantazma

Te tjera rreth shkrimit Qeveria doreleshuar per licensat TIRANE- Qeveria shqiptare ka shpallur si projekt paresor te saj dhenien e sa me shume licensave per subjekte qe kerkojne te ndertojne HEC-e te kapaciteteve te vogla e te mesme por procesi po degradon ne nje shitblerje lejesh qe kalojne duar me duar per te perfunduar ne bllokim.
Per kete problem dje ka patur edhe nje debat te posacem ne Kuvend ku deputeti Erjon Brace ka thirrur ne interpelance ministrin e Energjetikes Nasip Naco. Sipas deputetit te PS sektori energjetik ne vend eshte lene ne meshire te fatit duke u mbeshtetur vetem tek furnizimet nga jashte dhe tek kushtet e motit. Shqiperia eshte nje vend qe vetem furnizohet dhe mbeshtetet tek kushtet meteorologjike. Blerja e energjise po ndikon shume ne buxhet nderkohe qe po demtohet konkurrenca dhe po abuzohet me faturimet. Sipas Braces KESH ka nje borxh prej 140 milione eurosh ne bankat vendase dhe kryeministri Berisha genjen kur thote se Shqiperia eshte kthyer ne nje superfuqi energjetike.
PROCESI
Nga viti 2006 e deri me sot biznesit vendas dhe atij te huaj i jane dhene koncesione per ndertimin e rreth 300 HEC-eve me fuqi te instaluar teorike prej 1.300 megavatesh dhe me vlere investimi prej rreth 3 miliarde eurosh. Deri tani vetem 5 prej tyre kane perfunduar se ndertuari dhe kane lidhur kontrate me Korporaten Elektroenergjetike Shqiptare. Per nje pjese te koncesioneve nuk eshte realizuar investimi ka pasur vonesa te medha madje jane identifikuar rreth 15 raste kur kompanite kane rezultuar fantazme keto te pranuara zyrtarisht nga qeveria e cila ne disa raste ka nderhyre duke revokuar licensat.
E gjithe kjo perkthehet ne para qe qendrojne te bllokuara dhe nuk jane injektuar ne ekonomine e vendit. Ne kete menyre pasuria e shteterore eshte mbajtur peng. Pak kohe me pare ka qene vete kryeministri Sali Berisha qe pranoi zyrtarisht se procesi i koncesionit te hidrocentraleve nuk po ecte ne rrugen e duhur. Sipas eksperteve ligji aktual i koncesioneve duhet rishikuar pasi ne nje mase te mire eshte ai qe pengon ecurine ne kete proces. Dhenia me koncesion e HEC-eve sipas formules BOT ndertim-shfrytezim-transferim nenkupton qe investitori ta shfrytezoje HEC-in per 35 vjet dhe me pas ia kalon shtetit si prone. Por per kete shkak thone ata bankat nuk japin kredi sepse projekti nuk ka nje pronar te vetem por duhet te marrin ne konsiderate mundesine e kalimit te pronesise pas nje kohe te caktuar cka asnje institucion bankar nuk e vlereson pozitivisht.
KOMPANITE
Objektet e energjise elektrike ne fakt jane shume te kerkuar. Energjia elektrike eshte strategjike madje shteti po guxon pak si shume qe po privatizon gjithshka ne nje kohe qe deri vitin e kaluar thuhej se digat nuk do te privatizohen. Por problemi shtrohet se ne dore te kujt po bien keto licensa. Po te shohesh disa raste konstatohet psh se shoqeria SUFA ka nje pervoje te gjate ne tregtine e rrenjeve te shqopes por per energjine eshte kujtuar ta veje ne objekt pak para se te aplikoje per leje. Te tjera BEALBA Hidro eshte ne likudim e siper nderkohe qe ne shume te tjera figurojne emra te njohur kuneterish vellezerish te ministrave ambasadoreve etj.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›