E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Vendoret e majterefuzojne bashkepunimin

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka premtuar fonde nga buxheti i shtetit per te gjitha njesite vendore qe deri tani nuk kane perfituar. I pranishem ne mbledhjen e sotme te komitetit te rajoneve kryeministri tha se edhe pse ka njesi vendore qe kane vite qe nuk marrin para nga fondi i rajoneve pergjegjesia eshte e drejtuesve te tyre te cilet per shkak te bindjeve politike refuzojne bashkepunimin me qeverine.

Ka komuna te cilat nuk kane marre projekte. Kjo se pari per pergjegjesite e tyre. Ne ndonje rast te caktuar por qe eshte ekzotik kryetari ne nje verberi politike u ka deklaruar qytetareve se nuk marr fonde nga kjo qeveri. Ky eshte nje qendrim fanatik. Nuk besoj te jete dhe nuk ka qene direktive e kryetarit te Partise Socialiste i cili sa ishte kryetar bashkie ka marrre nga kjo qeveri 3 here me shume se qeveria e tij - tha Berisha.

Gjate mbledhjes se komitetit jane miratuar 424 projekte ne infrastrukturen e bashkive dhe komunave me nje vlere 5.6 miliard leke.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›