E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-ambasadorëve: Çdo votë do të numërohet

 Ambasadori i SHBA-ve. Aleksandër Arvizu, ai i OSBE-së, Eugen Wollfarth, dhe Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi vlerësuan zhvillimin e qetë të zgjedhjeve dhe vlerësuan lart deklaratat e kryeministrit të bëra mbas mbylljes së procesit të numërimit për Tiranën, që në kushtet e një rezultati shumë të ngushtë, palët duhet të tregojnë durim deri në daljen e rezultatit final të certifikuar ligjërisht.

Ata theksuan-sipas zyrës së shtypit të qeverisë-se një qëndrim i tillë, i cili tregon lidership, ishte një kontribut i rëndësishëm në këtë fazë të procesit. Nga ana e tij kryeministri Berisha theksoi se ai dhe mazhoranca, ashtu si para zgjedhjeve, edhe në këtë moment, qëndrojnë të bindur se çdo votë e hedhur nga zgjedhësit do të vlerësohet dhe numërohet me saktësi dhe se rezultati final do të pasqyrojë saktësisht vullnetin e zgjedhësve shqiptarë.

Berisha theksoi se rezultatet e shpallura, duhet që të përfshijnë çdo votë të hedhur nga zgjedhësit dhe se administrata zgjedhore ka për detyrë që t’i japë vlerën e duhur, në mënyrë të njëtrajtshme. “Duhet të lexohet çdo vote në të cilën zgjedhësi ka shprehur qartë vullnetin e tij. Institucionet e mandatuara nga ligji kanë kryer detyrën dhe do të vazhdojnë ta kryejnë atë me saktësinë më të madhe duke garantuar në këtë mënyrë legjitimitet të plotë të rezultateve përfundimtare”, theksoi Berisha.

Ai u shpreh se mazhoranca në fund të këtij procesi do të pranojë rezultatet e certifikuara sipas ligjit. Kryeministri gjithashtu nënvizoi se sistemi i numërimit rikonfirmoi se, ashtu si në 2009, procesi shqiptar i numërimit të votave siguron transparencë të plotë, besim të palëve e për rrjedhojë shmang ankimet mbi rezultatin. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-17 13:49
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›