E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Berishës: Mos ndrysho rezultatin në Tiranë!

Rama tha se fituesi në Tiranë është i qartë dhe Partia Socialiste ka në dorë 458 procesverbale të Tiranës.

“KQZ ka detyrim ligjor që thjesht të shpallë rezultatin të mbështetur mbi procesverbalet. Po kjo që po ndodh sot kapërcen çdo fakt të arsyes. Po tentohet të përmbyset rezultati në Tiranë me një vendim kryekëput të paligjshëm. Apeli im për Saliun është që të ndalet këtu, pasi po minon procesin. Ne jemi gati të japim kontributin tonë me respekt e punë për Shqipërinë e të gjithëve, ndërkohë çka po ndodh sot në KQZ po mban erën e historive të shkuara”, theksoi Rama para pak çastesh.

“Nëse vihemi sot nga KQZ s’ka pikë dyshimi se do të reagojmë me të gjithë fuqinë e së drejtës që ka populli mbarë. Nxjerrja e rezultatit është kërkesë e ligjit, është kërkesë e komunitetit ndërkombëtar e shprehur qartë sot. Ne presim me durim që kjo të ndodhë dhe i siguroj qytetarët se s’ka forcë që merr me forcë rezultatin e KQZ-së”, vijoi Rama. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-17 15:15
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›