E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një për plagosje e tre për pengmarrje

Në pranga ranë Erion Shehaj, 34-vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël Vlorë.

 Ky shtetas më 03.05.2011 rreth orës 20:00, në rrugën kryesore të qytetit të Vlorës, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasin G. M., 25-vjeç, banues në Vlorë.

Ndërkohë, policia në Delvinë nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tre shtetasve të akuzuar për pengmarrje. Procedimi nisi ndaj Mersin Nano 50-vjeç, Rafat Nano, 22-vjeç, si dhe B. N, 16-vjeç, banues në fshatin Palavli Delvinë. Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi në datë 14.05.2011 rreth orës 21.00 dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin të kenë marrë peng shtetasin E. M., 22 vjeç, banues në fshatin Koshnicë të rrethit Devoll.

Shtetasit e mësipërm kanë shkuar në ne vendin e punës së  E. M., në një lavazh të ndodhur në fshatin Stare Delvinë, dhe kundër vullnetit të tij e  kanë çuar në shtëpinë e tyre dhe e kanë keqtrajtuar fizikisht me pretendimin se ky shtetas u ka marrë 30.000 lekë të reja. Mbajtja peng ka vijuar deri rreth  orës 06.30 të mëngjesit të ditës së nesërme. /S.Lleshi/Start

                                                                                             2011-05-17 11:35
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›