Berisha: Kemi rritje ekonomike e vërtetojnë raportet ndërkombëtare
TIRANE- Kryeministri shqiptar Sali Berisha u shpreh optimist për performancën e mirë të ekonomike shqiptare, dhe rritjen ekonomikë për 2011. Në fjalën e tij, në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Berisha iu referua raporteve të publikuara së fundi nga 4 institucione financiare më të rëndësishme ndërkombëtare. Berisha iu referua raportit të publikuar nga Banka Botërore, raportit të Departamentit të Ekonomisë dhe Financave në Komisionin Europian, raportit të publikuar nga OKB për perspektivën ekonomike botërore të vitit 2011 dhe raportit të Bankës Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim.
"Progresi i ekonomisë shqiptare që prezantohet në këto raporte do të ketë jehonë të madhe në Europë dhe botë", tha Berisha duke shprehur besimin se, raportet do të jenë si shtylla për inkurajimin e investitorët shqiptarë dhe të huaj për ti besuar Shqipërisë.
Kryeministri theksoi se "edhe parashikimet për vitin 2011 e vendosin sërish Shqipërinë në krye të rritjes ekonomike".
Sipas Berishës raportet vërejnë se "Shqipëria është i vetmi vend, ku papunësia jo vetëm nuk është rritur, por ka pësuar një rënie".
Një raport tjetër shumë i rëndësishëm, sipas Kreut të Qeverisë, është raporti i Departamentit të Ekonomisë dhe Financave të Komisonit Europian për të gjitha vendet e rajonit.
Duke cituar më tej raportin e KE-së, Berisha tha se deficitet buxhetore kanë pësuar ulje, inflacioni është plotësisht i kontrolluar në nivelin 3.4 për qind, kurse papunësia pati tendencë për ulje. Shkak kryesor i rritjes ekonomike, sipas këtij raporti është zhvillimi industrial.
Një raport tjetër shumë i rëndësishëm, sipas Kryeministrit është raporti i OKB-së për perspektivën ekonomike botërore të vitit 2011.
Kreu i Qeverisë vuri në dukej se raporti vlerëson se, rritja ekonomike në Shqipëri është e bazuar kryesisht në rritjen e kërkesës së brendshme. "Raporti thekson se papunësia në rajon është rritur në mënyrë të ndjeshme me përjashtim të Shqipërisë", tha ai.
Ndërsa raporti i Bankës Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim, sipas Berishës vlerëson rritjen e fuqishme të prodhimit industrial në Shqipëri.
"Zjarrëvënësit që ndezën flakë në kryeqytet, do të marrin vendin e tyre në analet e zeza të historisë kombëtare, kurse shqiptarët do të ecin në mënyrë të pandalshme drejt niveleve të reja të zhvillimit dhe prosperitetit" tha Berisha.
Kryeministri mori vendim dhe për ngritjen e teatrit të komedisë, si një “promotor i fuqishëm për këtë zhanër.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Kemi rritje ekonomike, e vërtetojnë raportet ndërkombëtare