E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu në Twitter: Koha e zgjedhjeve erdhi, ditë emocionuese për Shqipërinë

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë  Aleksandër Arvizu është shprehur në rrjetin social Twitter se tashmë Shqipëria ka hyrë në sezonin e zgjedhjeve dhe shqiptarët do të votojnë për të qënë pjesë e demokracisë.

Sezoni i zgjedhjeve ka mbërritur, moment emocionues për Shqipërinë. Pse duhet të votoni? Për të qënë pjesë e demokracisë shkruan ambasadori Arvizu.

Më herët ambasadori i SHBA-së Arvizu ka apeluar që zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të zhvillohen sipas standardeve ndërkombëtare.

Sipas tij, zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të kthente besimin, jo vetëm të ndërkombëtarëve por edhe të shqiptarëve tek klasa politike shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›