E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, gjykata shtyn për në 7 qershor vendimin për ekstradimin e Arben Frrokut

Gjykata e lartë greke ka shtyrë për në 7 qershor vendimin për ekstradimin ose jo të Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Avokati grek është shprehur se çështja ndaj Arben Frrokut është politike dhe se ai nuk duhet të ekstradohet, por  duhet të lihet i lirë.

“Arben Frroku duhet të lihet i lirë dhe më pas të përballetme drejtësinë shqiptare. Çështja ndaj tij është politike, pasi ai është kandidat për deputet të qarkun e Shkodrës është shprehur avokati.

Drejtësia shqiptare kërkon ekstradimin e Frrokut, pasi dyshon se është autor i krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 24 shkurtit 2013, në zonën e Vasil Shantos, ku kryekomisar Lamaj, që për një kohë të gjatë ka mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit nr.6 në Tiranë, u qëllua për vdekje me breshëri automatiku.

Frroku u arrestua pa kaluar as 24 orë nga krimi i rëndë, në një hotel në Selanik të Greqisë. Frroku nuk e ka pranuar akuzën e rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›