E Diel, 1 Nëntor 2026

Ftohja me Arvizunë, Berisha nuk guxon as ta shohë në sy ambasadorin (VIDEO)

beriTashmë nuk është më sekret që marrëdhëniet e ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu me kryeministrin Sali Berisha janë ftohur. Kjo gjë u vu re qartë fare mirë gjatë ditës së sotme në Konferencën e sfidave dhe Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon, aktivitet i zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me ambasadën amerikane në Tiranë.

Në momentin kur ka mbërritur në sallë, Berisha i ka dhënë ftohtë dorën ambasadorit, duke mos e parë as në sy atë. Ndërkohë që me ish-ministrin e Jashtëm italian, Franko Fratini, Berisha është takuar në mënyrë shumë të përzemërt, duke e përqafuar atë.

Jo vetëm kaq, por Berisha ka mbajtur distancë edhe fizike ndaj Arvizusë, duke larguar ndjeshëm karrigen ndaj tij. Pamjet janë fiksuar nga A1Report./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›