Arvizu rrezon akuzat e PS-se Kuvendi funksionon normalisht
Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu rrezon sulmet e opozites ndaj Kuvendit duke e quajtur ate inekzistent ndersa vlereson angazhimin e ketij institucioni per miratimin e reformave integruese. Komentet e tij u bene gjate takimit qe zhvilloi me Kryetaren Kuvendit Jozefina Topalli. Roli juaj eshte shume i rendesishem dhe kam degjuar per punen tuaj me perkushtim. Ju keni nje karriere te admirueshme ne vijimesi qe e admiroj. Une pres me kenaqesi te punojme se bashku dhe jam i hapur per bashkepunim - tha ai. Nga ana e saj Kryeparlamentarja siguroi diplomatin amerikan se shqiptaret jane populli me pro-amerikan dhe shume mirenjohes per mbeshtetjen e SHBA-se ne krijimin e shtetit te pavarur te Kosoves ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe gjate gjithe historise demokratike ne Shqiperi. Ne kemi bashkepunim shume te mire me ju do te deshiroja shkembime edhe me te shpeshta me Kongresin Amerikan per te mundesuar shkembimin e eksperiencave me anetare te Kongresit si dhe njohjen me nga afer te Shqiperise nga ana e tyre - tha ajo. Ndersa ambasadori vleresoi punen e Kuvendit duke theksuar rendesine e bashkepunimit interaktiv mes te zgjedhurve ne te dy vendet. Lidhur me punen ne Parlament Kryetarja e Kuvendit u shpreh se legjislativi ka luajtur dhe luan nje rol thelbesor ne reformat per zhvillimin dhe proceset integruese te Shqiperise dhe vetem ne kete periudhe jane miratuar 300 ligje vendime dhe rezoluta jetike per vendin. Gjithashtu biseda u ndal ne zhvillimet politike ku ambasadori amerikan theksoi se respektimi i shtetit ligjor eshte shume i rendesishem dhe SHBA i permbahet fort vlerave dhe parimeve themelore te demokracise. Topalli vleresoi mbeshtetjen e USAID-it ne menyre te vecante te projekteve te Sfidave te Mijevjecarit te Ri si ato ne luften kunder korrupsionit transparences se institucioneve dixhitalizimit te sistemit te bizneseve taksave dhe doganave etj. Ambasadori amerikan gjeti rastin te shprehe mbeshtetjen e plote te SHBA per perballimin e situates se permbytjeve ne qarkun e Shkodres cka u vleresua shume nga Kryetarja e Kuvendit. Po dje Topalli zhvilloi nje takim dhe me drejtoreshen e Pergjithshme te EBU European Broadcasting Union Ingrid Deltenre e cila shoqerohej nga drejtori i Pergjithshem i Radiotelevizionit Shqiptar Petrit Beci. Gjate takimit biseda u ndal tek hartimi i strategjive konkrete me qellim rritjen e metejshme te profesionalizmit te sherbimeve qe ofron TVSH e ne menyre te vecante tek projektet e dixhitalizimit si dhe fokusimi i investimeve ne kete drejtim.