Selami Nuk angazhohem ne politike
Ish-kryetari i PD-se Eduard Selami prej disa ditesh ndodhet ne Tirane por sipas tij arsyeja e kthimit nuk ka te beje me angazhimin e ri politik. Presidenti i Republikes Bamir Topi zhvilloi dje paradite ne Presidence nje takim kortezie me nje nga pjesemarresit e levizjes studentore dhe ish-drejtuesin e larte te Partise Demokratike zotin Eduard Selami i cili eshte rikthyer ne Shqiperi me rastin e 20-vjetorit te fillimit te Levizjes Studentore me 8 dhjetor 1990. Pas takimit Selami i pyetur nga mediat nese ardhja e tij ka qellim rikthimin ne politike e mohoi kete fakt. Nuk kam ardhur te angazhohem ne politiken shqiptare. Nuk eshte ky qellimi im sic e kam thene dhe kam pasur rastin ardhja ime ne Shqiperieshte thjesht per te festuar nje ngjarje shume te rendesishme sic eshte permbysja e komunizmit dhe vendosja e demokracise. Me zotin Topi na lidh nje miqesi e vjeter ai eshte nje nga deshmitaret e Dhjetorit por nga ata te fshehtet qe modestia nuk e le te tregoje kontributin e tij. Ndersa zyra per shtyp e Presidentit njoftoi se gjate takimit te djeshem kreu i shtetit shqiptar dhe ish-politikani i njohur i viteve lsquo90 z. Eduard Selami biseduan rreth situates emergjente kryesisht ne Shkoder.
Me tej te dy shkembyen mendime dhe pikepamje per rrjedhen dhe konsolidimin e demokracise ne Shqiperi gjate ketyre njezet vjeteve te fundit forcimin e institucioneve te pavarura dhe shtetit te se drejtes arritjet e vendit ne drejtim te integrimit euroatlantik dhe sfidat me te cilat duhet te perballet Shqiperia per arritjen e integrimit te plote.