E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu takim 90 minuta me Saimir Tahirin në selinë e PS

TIRANE-Ambasadori amerikan në ikje Aleksandër Arvizu zhvilloi sot një takim në selinë e Partisë Socialiste me Sajmir Tahirin, i cili nga shtatori i këtij viti do të jetë në krye të ministrisë së Brendshme.

Mësohet se në takimin që zgjati për rreth 90 minuta, është diskutuar mbi situatën e sigurisë dhe rendit publik në vend.
Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit, shkëmbyen ide e mendime mbi sigurinë si edhe planet për të ardhmen.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›