E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Zgjidhje urgjente për romët. SHQUP, gabim që duhet ndaluar

PETRIT-VASILITiranë- Mbi situatën e rëndë të krijuar me 37 familje rome në Tiranë, të cilave u mungon strehimi pas prishjes së barakave nga pronari i truallit ka reaguar sot Lëvizja Socialiste për Integrim.

Numri dy i kësaj force politike, Petrit Vasili në një bashkëbisedim me gazetarët tha se forca e drejtuar nga Ilir Meta mbështet çdo mundësi që i jep zgjidhje këtij problemi akut, duke apeluar për zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes.

Sot Bashkimi Evropian pret qëndrim dinjitoz nga Shqipëria pasi kjo çështje është ndër prioritetet e integrimit të vendit. Ne mbështesim çdo mundësi që i jep zgjidhje këtij problemi shumë akut. Duhet zgjidhje e shpejtë për romët. Qeveria në ikje u tregua indiferente ndaj këtij komuniteti,- tha Vasili.

Kur u pyet për vendimin e shndërrimit të SHQUP-it në seli të PD-së, Vasili tha: Vendimi për SHQUP-in është i nxituar, i gabuar, bie ndesh me përmirësimin e strukturave të Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të NATO-s, që kërkon përmirësime e ambiente gjithnjë e më moderne.,- tha Vasili.

Mbi vendimet e pas 23 qershorit që po merr qeveria në ikje e Sali Berishës, Vasili tha: Çdo mungesë transparence në publikimin e akteve të qeverisë është i dënueshëm sepse këto akte duhet të jenë transparente dhe të hapura, jo vetëm për mediat por dhe për publikun e gjerëqeveria e re e mbas shtatorit do të verifikojë të gjithë vendimet, cilat kanë qenë të drejta e në zbatim të ligjit dhe cilat kanë qenë në dëm të shqiptarëve dhe ato vendime që kanë qenë abuzive do të rishikohen pse do të anullohen.

Këtu Vasili theksoi: “Vendimi për Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Popullore është një vendim i gabuar në kohe të gabuar. Ky vendim bie ndesh edhe me krijimin e strukturave të ushtrisë dhe përmirësimit të standardeve dhe ambienteve gjithnjë e më të bollshme dhe moderne. Çështja që selia e Partisë Demokratike paska qenë pronë private dhe që PD e merr vesh pas 23 qershorit, është qesharake dhe duhet ndalur,- tha ai.

Sakaq Vasili premtoi se në punësimet në administratë qeveria e re do të ketë si udhërrëfyes ligjin shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›