Arvizu takim me Ramën: Pjesëmarrja në Kuvend, jetike
Takimi ka nisur rreth orës 11:30 minuta të ditës së sotme dhe mësohet se është diskutuar për situatën më të fundit politike në vend. Takim vjen vetëm dy ditë para se të nisë seanca e parë parlamentare për këtë sesion, ku me shumë gjasa opozita nuk do t’i bojkotojë seancat.
Në një fjalë të shkurtër për mediat, ambasadori Arvizu tha se Partia Socialiste shprehte gatishmërinë për të bashkëpunuar me mazhorancën. Sipas tij, pjesëmarrja e deputetëve opozitarë në Parlament është jetike për vendin.
“Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend është forma më e mirë për të plotësuar reformat e rëndësishme për vendin. Rama u shpreh i hapur për dialog, më tregoi axhendën politike dhe atë për parlament. Folëm për gjëra të përgjithshme, por situata politike, këto janë gjëra që nuk janë në dorën time. Kam besim në hapat që do të ndërmerren”, u shpreh Arvizu.
Ndërkohë, sipas zyrës së shtypit të Partisë Socialiste, ambasadori Arvizu shkëmbeu me kryetarin e opozitës një sërë pikëpamjesh përmes një dialogu miqësor, ku nënvizoi rëndësinë e madhe që ka për Shqipërinë ecuria e procesit demokratik në funksion të integrimit të vendit dhe mbështetjen e qeverisë së tij për ecurinë e këtij procesi.
Bashkëbiseduesit ranë në një mendje jo vetëm për rëndësinë e kontributit të secilës palë që parlamenti të funksionojë si duhet, por edhe për nevojën që ligjet të zbatohen dhe të mos mbeten vetëm në letër.
Kryetari Edi Rama e falënderoi edhe njëherë ambasadorin e SHBA për kontributin publik në ndihmë të procesit zgjedhor të 8 majit dhe i uroi punë të mbarë në Shqipëri shefes së Sektorit Politik dhe Ekonomik të ambasadës amerikane. /S.Ll/Start/
2011-09-02 12:37