E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Garantojmë sigurinë e KQZ-së

“Pas grumbullimit para ndërtesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një grup personash, po ushtrojnë dhunë ndaj strukturave të policisë, të  planëzuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike, duke plagosur disa prej tyre”, thekson reagimi.

Më tej thuhet se strukturat e Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur identifikimin e këtij grupi personash, pjesa më e madhe e të cilëve ka rezultuar të jenë punonjës të Policisë Bashkiake.

"Policia e Shtetit fton pjesëmarrësit në këtë tubim të distancohen nga aktet e dhunës dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të planizuara me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit është e angazhuar për të siguruar rendin dhe qetësinë për qytetarët dhe mbrojtjen e institucioneve dhe shtetit ligjor”, përfundon deklarata. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-18 13:28
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›